• |
ide | kryesore

Armand Shkullaku i përgjigjet filmit të Ramës dhe gazetarëve që e komentuan atë

-Instant, Arkiva, Ide, Kryesore, Lajme

Ndihem i çuditur që pasi punoi për dy ditë, kryeministri më kushtoi një videoklip, madje me vetë zërin e tij. Do të kem kënaqësinë ta ridëgjoj, kur afera e inceneratorëve të zbardhet një ditë plotësisht.


I dalë i dërrmuar nga një debat televiziv mbi këtë temë, ku nuk mundi të japë asnjë përgjigje për pyetjet themelore që shqetësojnë publikun për këtë mega aferë, kryeministri po tenton të kapet, si i mbyturi pas fijes së kashtës, me një thënie timen gjatë emisionit Opinion.


Po, kam thënë në emision se inceneratori i Elbasanit nuk ishte në punë dhe si argument për këtë kam sjellë faktin se kompania private nuk ka faturuar asnjë të ardhur nga shitja e energjisë që do duhej të prodhonte. Kryeministri më përgënjeshtroi duke treguar një shifër në sahatin e kompanisë. Këtë do ta sqaroj më poshtë.

Por ajo që më detyroi të jap një përgjigje, nuk ka të bëjë me videoklipin e Edi Ramës. Emisionin e panë të gjithë. Përgjigjen më shumë e kam për kolegët e mi, të cilët u detyruan të merren me çështjen e incenratorëve duke u nisur nga pasaktësia ime dhe jo nga pyetjet pa përgjigje që la kryeministri. Këto pyetje, që nesër mund t’i parashtrojë edhe një prokuror i rëndomtë, që do donte të zbardhte këtë aferë të dyshimtë, janë fare të thjeshta:

Përse procedura e dhënies së koncensioneve PPP u bë pa garë, me një ofertues të vetëm dhe fituesit nuk kishin as kapitalin e nevojshëm dhe ekspertizën (ose punë të ngjashme) për një ndërmarrje të tillë që na kushton dhjetra milionë euro?

Si ka mundësi që brenda një dite të vetme, shpallet fituesi, mbyllen ankimimet, negociohet një kontratë 40 faqe, nënshkruhet, bëhen disa VKM dhe nisin transfertat e parave nga buxheti drejt kompanisë private?

Pse një person i vetëm është prapa të treja koncensioneve, Elbasan- Fier- Tiranë dhe ku janë regjistruar kompanitë e lidhura me të? A është kryer ndonjë hetim apo verifikim?

Nëse PPP janë investime që kryhen nga privati, pasi shteti nuk ka fonde t’i kryejë menjëherë dhe i paguan me këste pasi janë bërë investimet, përse ato janë paguar nga taksat tona për vite me radhë dhe privatët nuk e kanë realizuar pjesën e tyre të investimit? Pse duhet atëherë që këto kontrata të ishin PPP dhe jo prokurime të zakonshme, kur shteti investon vit pas viti për të realizuar një vepër publike?

Në rastin më të mirë këto kontrata janë hartuar keq dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi, pasi megjithëse kemi PPP, nuk kemi marrë shërbim (rasti i Fierit më flagranti) dhe shteti vazhdon të paguajë një privat me paratë e taksave, që privati të mbledhë parà për ta kryer investimin më vonë. Parimi i PPP është ndarja e riskut me privatin, por në këtë rast, risku ka qenë i buxhetit dhë përftimi i privatit. Këtë e vërteton vetë ministria e Financave në pasqyrat e pagesave për inceneratorët, ku shprehet shqetësimi se ndërsa shteti ka bërë të gjitha pagesat, privati nuk ka realizuar as 20 përqind të planit të tij të investimeve.

Raporti i financave: Inceneratorët marrin paratë dhe nuk bëjnë investimet

 

Përse duhej që në një territor afro 70 kilometra katrorë të ngrihen 3 inceneratorë? A kemi ne aq mbetje sa të justifikojnë këtë investim? Çfarë emergjence kishim për të bërë një investim kaq të madh (madje dhe në kohë pandemie) kur edhe nga BE ka patur shqetësim për këtë inisiativë të qeverisë?

“Ndërtimi i inceneratorëve të rinj paraqet shqetësime sa i përket përputhshmërisë me legjislacionin komunitar të BE për mbetjet, përfshirë parimin e hierarkisë së mbetjeve dhe objektivat e riciklimit…”, thuhet në dokumentin e komunikimit të vitit 2020 për politikat e zgjerimit për Shqipërinë.

Pyetje të tjera, ende pa përgjigje, janë ato se kur janë regjistruar kompanitë që morën këto koncensione, çfarë kapitalesh kishin? Përse kompania italiane që ishte pjesë në fitimin e tenderit të Fierit, ia shiti aksionet e saj Klodian Zotos një ditë pas shpalljes fituese, me vetëm 200 mijë lekë?

Seria e pyetjeve mund të vazhdojë gjatë, por për këto as Edi Rama nuk jep përgjigje dhe as shumë kolegë të mi, që nxituan të merren me një fjali të një debati tre orësh nuk e kanë parë të arsyeshme t’i shtrojnë. 

Kryeministri prodhoi një videoklip për të zhurmuar pikërisht zbardhjen e plotë të të gjithë aferës së inceneratorëve. Sigurisht që nuk e bën dot. Po për ata që më lexojnë dua të sqaroj se çfarë është ajo thënie e imja që Edi Rama e quajti dezinformim dhe kolegu im Mero Baze, herë gënjeshtër e herë pasaktësi.

Kompania që ka ende në pronësi inceneratorin e Elbasanit, nuk ka faturuar deri më sot asnjë të ardhur nga shitja e energjisë. Arsyetimi është se ERE nuk i ka përcaktuar tarifën me të cilën do të blihet kjo energji dhe çështja qënka në gjykim. Unë kryeministrin e kam pyetur nëse kompania ka fatura të shitjes që vërtetojnë edhe prodhimin e energjisë dhe ERE nuk është një institucion që varet nga unë dhe problemet me të do duhej të ishin parashikuar që në kohën kur do të lidhej kontrata me koncensionarin.

E pranoj se deklarata ime në emision ka qenë e pasaktë, ndonëse po të dëgjohet dialogu kam thënë fjalën sot, pra që sot (të enjten) nuk është në punë inceneratori në fjalë, por e marr përsipër përgjegjësinë time në pasaktësinë e informacionit. Në një aferë ku ndërthuren qindra elementë, dhe për të cilën janë po aq investigime nga BIRN dhe media të tjera, kolegët e mi e dinë mirë të dallojnë gënjeshtrën nga pasaktësia. (shiko videon)

SHKULLAKU LULËZIMI PLEHRAT OPINIONIParmbrëmë tek Fevziu, Armand Shkullaku ishte në krye të luftës së panelit të armatosur me gjysëm të vërteta (që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha), për t'i bërë jehonë sulmit sharjeshpifës të Lulëzimit mbi impiantet moderne të përpunimit të mbetjeve në Tiranë, Elbasan e Fier ose siç i quan Lulëzimi, me atë fodullëkun përbuzës të gjumashit kur bën sikur s'ka gjumë, "inceneratorët". Analisti arriti të mohonte sy për sy edhe fjalët e veta edhe vetë provën materiale, e cila rrëzoi në sy të të gjithëve gënjeshtrën ulëritëse se në impiantin e Elbasanit nuk është prodhuar kurrë energji! Por e vërteta e plotë lidhur me këtë episod, ku analisti u vu këmbëngulësisht në shërbim të Lulëzimit, është se Shkullaku jo vetëm nuk gënjeu nga padija, po ai vetë, në cilësinë e drejtuesit të prodhimit të TV KLAN, ka bërë edhe një goxha film për inceneratorin dhe për prodhimin e energjisë nga plehrat në Elbasan disa vite më parë! Nuk e di nëse filmi në fjalë është bërë dhe shfaqur kundrejt pagesës apo ka qenë thjesht entuziazmi për impaktin e madh pozitiv mbi mjedisin të inceneratorit të Elbasanit, por materiali të cilin mund ta gjeni të plotë në youtube ➡️ youtu.be/_nk9-3Av39Y duket se i ka pëlqyer aq shumë drejtuesit të atëhershëm të prodhimeve sa që e ka shfaqur edhe në ABC News edhe në TV KLAN! Kush do të mësojë ca më shumë se ç'i panë sytë e ç'i dëgjuan veshët tek Fevziu gjatë atij debati haluçinant, le të ndjekë 4 minutat bashkëngjitur…

Publiée par Edi Rama sur Samedi 17 octobre 2020

 

Megjithatë, në fotografinë e sahatit të kompanisë që tregoi kryeministri, lexohej shifra 4 milion e 112 mijë kwh, sasia e energjisë që ka prodhuar kompania dhe e ka futur në rrjet. Sipas Aneksit C të kontratës së botuar në fletoren zyrtare. nr 202 të vitit 2014, koncensionari ka marrë përsipër, që kundrejt pagesave të marra nga qeveria, të ndërtojë një incenerator që do të prodhojë 18 milion e 780 mijë kwh energjike elektrike në një vit. Në tre vite, pra nga viti 2017 kur u vu në punë e deri më sot, sipas kësaj kontrate do të duhej të kishte prodhuar 56 milionë e 340 mijë kwh. Nga foto që tregoi Edi Rama, duket që ka prodhuar 4 milionë e 112 mijë kwh, ose 7.3 përqind të sasisë që ka marrë përsipër. Thënë ndryshe, referuar vetë kontratës, i bie që inceneratori i Elbasanit të ketë punuar me kapacitet të plotë vetëm 22.8 ditë.

Nëse 7 përqind prodhim energjie nga sasia totale që do duhej të prodhonte në tre vjet, nuk ju duken asgjë, e pranoj përsëri përgjegjësinë e deklaratës time. Dhe ndërkohë e ftoj kryeministrin, që po me të njëjtin frymëzim artistik të videoklipit të na tregojë sa është shifra e sahatit të kompanisë sot, pas asaj që publikoi ai të enjten. Ndërsa kolegëve të mi, për të mos u hallakatur në dosjen voluminoze të inceneratorëve, të pyesin se përse nuk ka nisur punë ai i Fierit, kur duhej të ishte në funksion prej një viti më parë dhe sa milion euro i janë kaluar privatit nga shteti dhe sa është realizimi i tij.

Nëse në një koncension, të dyshuar si një skandal korruptiv me përmasa të jashtëzakonshme, dëshiron të zbardhësh të vërtetën apo saktësinë e ballafaqimit të një gazetari me kryeministrin, kjo është në zgjedhjen e gjithsecilit. Unë do vazhdoj të bëj të parën, sepse jam i bindur që çështja sot nuk është a gabova unë, por çfarë kostosh kemi nëse ka gabuar kryeministri. Dhe a mjafton ai 7 përqindshi i energjisë për t’u dhënë përgjigje gjithë pyetjeve të mësipërme?

Në videoklipin e Edi Ramës kishte dhe pjesë nga një reportazh, i transmetuar tre vite më parë nga media ku unë punoj dhe drejtoj, ku tregohej se inceneratori i Elbasanit prodhonte energji nga djegia e mbetjeve. Ai po, është përgjegjësi edhe e imja. Jo për faktin se ai mohon situatën dhe aktivitetin sot pas tre viteve të këtij inceneratori, por sepse shpeshherë kontratat e marketingut na i mbyllin sytë përpara hetimit të fakteve. Kjo është një përgjegjësi morale, për të cilën na gjykojnë ata që na dëgjojnë e lexojnë. Eshtë një përgjegjësi që shpjegon edhe humbjen e besimit të publikut ndaj nesh si media. Dhe i mirëkuptoj të gjitha kritikat e akuzat në këtë drejtim. Vetëm se kjo përgjegjësi, nuk mund të justifikojë abuzimet e pushtetit që kanë pasoja dhe na kushtojnë të gjithëve. Edhe në këtë rast është çështje zgjedhje se ku e vendos lupën. Në profesionin tonë sigurisht që na rëndojnë mëkate, por mëkati më i madh është kur justifikon pushtetin dhe jo kur e akuzon atë, qoftë edhe duke e rënduar me pa të drejtë.

Edi Ramës dua vetëm t’i kujtoj se betejën ndaj akuzave për inceneratorët nuk e ka me mua por me drejtësinë. Debatin me mua mund ta përdori për të rikuperuar diçka nga imazhi i rrënuar i të enjtes mbrëma në Opinion, por pyetjeve mbi aferën e inceneratorëve nuk mund t’u ikë gjithë jetën pa dhënë një përgjigje. ©lapsi.al

Tabela e pagesave deri tani

43 Comments

  1. ekspertët njoftojnë se gjendja e zotit Basha është e qëndrueshme. Madje sipas tyre, gjasat janë që pacienti as që është i vetëdijshëm se është prekur nga mediokriteti kronik.

    “Përderisa ky virus nuk shkakton as temperaturë, as kollë, as vrarje mendjeje, as vrarje ndërgjegjeje, mund të themi se Basha nuk do të ketë asnjë pasojë. Madje po mendojmë që s’kemi pse ia themi fare,” kanë thënë ekspertët, të cilët kanë shtuar:

    “Tani që po e mendojmë, edhe sikur t’ja themi, ai s’ka për të kuptuar gjë. Merret vesh, përnderisa është mediokër…”.Mos u justifiko o shkullak te nxorri bllof si gjithmone ju nxjerr bllof rama prandaj dha ju quan Kazan se jeni njelloj te gjithe se nuk shkoni vete ne vendngjarje dhe besoni cfare ju thote salihu meta dhe lulzimja dhe ju dilni bllof

  2. I Paemer e rrjedhur dhe pjerdhur I rilindjes kriminale nuk di as ky I fandaksur te justifikoje vjedhjen e shekullit. Fajtor je edhe ti qe paguhesh nga eurot e krimit por nuk do ti hani dot e ne fzt do ju mbetet haku I ketij populli.
    Sa per SPAKUN nese deri 25 prill fle Akoma gjume duhet shkarkuar e cuar ai perpara drejtesise.

    1. Nuk na qeveris Shkullaku, dakord?
      Na qeveris Rama.
      Jemi ketu per te gjetur vjedhjet e Rames.
      Kur te te qeverise Shkullaku, kerkoji vilen, o kelysh debatikas!

  3. Ti o X i salihut kryekrimineli i ketij vendi 25 prillin do e shikosh nga bruma e bythes se salihut mor dobici i vicidolit o shpellkari cecen me 25 prill do shkosh nga ke ardhur

    1. X ka 57 vjet qe ka lindur ne Tirone por ti I Paemer provincial e shkreti qe do ngelesh pa rroge me 25 prill. Poshte komunistat mafioz mavi.

  4. OR KY YMER GELBAZA KELLIRA QKA BERI ME ATE DOSJEN E EDI RAMES DHE KRISTAQ RAMES- KY GREGU ESHTE VELLA APO DJAL. EDI RAMES thotë:

    ZOTI SHKULLAKU MOS HUMB KOHE PER TJU PERGJIGJUR YMER GELBAZA KELLIRES DHE CARLO BOLES BOLINO FARE ,JU KUJTOHET KUR YMER GELBAZA KELLIRA ME SHUME E MBANTE LLAPEN NE BYTH TE SALI BERISHES SE SA NE GOJE TE TIJ

  5. E keqja shqiptareve ju vjen nga abuzimi i shtetareve e jo nga lapsus apo mos te verteta te gazetareve. E thene shkurt shikoni ujkun jo gjurmet!

  6. shkullaku nje cop katunar kok me cepa do te behet protogonist .Edi Rama e mban ne maje te karit ate dhe Sali shpellarin me Lyl koqen qe akoma ndihet si “pioner i Saliut “

    1. Ne fakt ke te drejte ora 19:08, Shkullaku e ka koken me qoshe dhe eshte gazetar. Por keni Taulant Ballen qe e ka koken me qoshe dhe me cepa bashke dhe e mbani per shtetar. Behu i drejte, fol sakte per Shkullakun, ama lidhe edhe me Ballen se koka me qoshe dhe me cepa e Balles ben shume me teper deme se koka e Shkullakut.

  7. ZOTI SHKULLAKU E KE DHJERE NE SURRAT EDI RAMEN TE E ENJETEN FARE,SA I PERKET YMER GELBAZA KELLIRES,PSE HUMBE KOHE ME ZAGARIN E FRUSTRUAR SEXUAL,MJERO I MJERUAR IK ANDEJ NGA PALLATI I ARMINA MEVLANIT DHE ILDA BEJLERIT DHE FUTET NE MAKINE DHE MASTURBON DUKE SHIKUAR NGA LARG,

  8. Përgjigjet janë shumë të thjeshta dhe nuk kane nevojë për shumë përse. Arsyeja kryesore e keq qeverisjes, korrusionit dhe vjedhjes galopante të taksave tona është se të gjitha pushtetet janë në një dorë të vetme dhe kjo është shumë e rezikshme jo vetem për një vend demokratik, por edhe për sigurinë kombëtare në tërrësi. Pasi një kryeministër apo qeveri e kapur nga interesa mafjoze mund të shantazhohet lehtë nga çdo shtet apo agjensi e huaj. Përse janë ngritur tre në një territor të afërt dhe pa garë, kuptohet lehtë që paratë shkojnë në xhepat e qeveritarve. Ndërsa italiani që e shiti menjëher nuk ka dashur të marri risk penal se çbëhet me tej. Ai thjesht ka luajtur rolin, gjë për të cilën është paguar mirë. Dihet dhe nga BE se inçeratorët janë ngritur për të djegur mbetje të rrezikshme të ardhura kryesisht nga Italia apo ndonjë vend tjetër, prandaj afera bëhet më e madhe dhe kriminale. Vetëm ndërgjegjësimi masiv qytetar mund të ndalë përmasat katastrofike të aferave të tilla, qoftë dhe me revoltë. Ndryshe kot sa lodhen analistë e gazetarë se dhe reforma në drejtësi ishte lojë e ndryrë për kapjen totale të një gjyqësori dhe prokurorie tashmë të vdekur.

  9. UNE NUK E DI NGA JENI JU QE KOMENTONI POR DI QE JETA IME KA NDRYSHUAR PER MIRE QE KUR U HOQEN MALET ME PLEHRA QE ISHIN POSHTE NE BUZE TE SHKUMBINIT NE ELBASANPRANE VARREZAVE.PLEHRAT VETEDIGJESHIN ATY CDO DITE DHE LESHOHEJ NJE ERE QE C’TE TE THEM.KANCER I GJALLE.PAK KISHIM METALURGJINE POR PER NJA 10-15 VJET NUK HAPNIM DOT DRITARET SE HELMOHESHIM.KUSH KISHTE SHTEPITE NE PJESEN JUGORE TE QYTETIT TE ELBASANIT E DININ CFARE HIQNIN PREJ PLEHRAVE.NUK KA RENDESI KUSH I HOQI POR DI QE TANI JETA IME KA NDRYSHUAR.E KANE BERE ME KORRUPSION APO JO KA ORGANE GJYQESORE QE MERREN ME KETE PUNE.UNE SI SHUME QYTETARE TE ELBASANIT THEMI KEMI LINDUR PER HERE TE DYTE.JU NDOSHTA NUK E BESONI POR KJO ESHTE E VERTETA.EDHE SALIU VINTE DHE E PREMTONTE POR E BERI GJATOSHI.PER MUA NUK KA RENDESI KUSH E BERI E RENDESISHME ESHTE QE U BE.PRODHON APO JO ENERGJI NUK ME INTERESON FARE.
    NE SHQIPTARET KEMI NJE FJALE TE URTE POPULLORE SHKULLAK
    “BURRI O FLET E MBA OSE DHJET E HA” KESHTU QE DIL DHE KERKO NDJESE PUBLIKE SE AKUZOVE ME PA TE DREJTE QE INCENERATORI I ELBASANIT NUK KA PUNUAR.

  10. Po ik o Shullak se Rama talli trapin me ju dhe ju vuri para me fakte dhe po qe burre kerkoi falje dhe thuaj qe je i dashuruar me Ramen,ashtu siç premtove para se te ngeleshe si i dhjere kur u perballe me te verteten…

  11. Deklarata juaj z.shkullaku nuk u pergenjeshtrua nga nje foto anonime. A e verifikuat ju si gazetar burimin e faktit-fotos? A përputhet me atë të inceneratorit apo është një sahat ndërmarrjeje socialiste pa lidhje? Kontrollo dhe beso para se të kërkosh falje.

  12. rama beri figure m**i ate dite pike.e keqja jone eshte qe as luli nuk eshte alternative ,as meta ,ky vend nuk ka politikane patriote e as ka per te pasur ,ska kuptim te grindesh nese rama vjedh apo luli vjedh,apo likja .Te tre jane per ne koshin e plehrave ,te vijne njerez te rinj kushdoqofshin .fatkeqesisht do vaxhdojme te nderrojme fytyrat por hallet ,problemet ,korrupsioni do jene akoma aty

  13. O popi ,Bobi do methene ,te lumte qe i ke bere llape Elbasanit dhe e ke pastruar cep me cep ja si puna jote i duhen Ramiut qe per nje sufllaqe sju futet gjuha ne goje,rofte Qazim Sejdini qe te ka punesuar ne bashki.

    1. Plepi apo rrapi une nuk di ne ke vuajtur prej plehrave te Elbasanit ti.Une per vehte dhe mijera qytetare te tjere elbasanas po.Qe Rama dhe kelyshet e tij kane vjedhur jo vetem ne kete rast e dime te gjithe por nuk kemi tager as ti e as une qe ta denojme jane SPAKU dhe gjykatat.Ne vetem flasim dhe shyqyr qe e kemi dhe kete te drejte.Sa per Qazimin te rroje se sa tja kete caktuar perendia se nuk me ka bere as ndere e as qeder.Me mbajne krahet e mi qe zgjohem ne pike te mengjesit dhe mbyll punen ne darke.Nuk me intereson as Ramecka e as Lulja.Di te them se me heqjen e plehrave kemi shpetuar si popull i Elbasanit.Kur digjeshin cdo dite plastikat vinte nje ere qe as kundragazi s’bente fajde.Mjere populli sidomos lagja Shenkolli,Beqir Dardha deri poshte ke kosovaret ne lagjen Skenderbej.Te them gati 1/3 e qytetareve te Elbasanit rreth 35 000 helmoheshin cdo dite.Ate qe ze ai e vuan jo ti qe flet e derdellit kot.Per ta mbyllur une si qytetar shpetova nese Rama ka vjedhur Spaku e Rraku ti nxjerri ujin e zi .

  14. PREJ KUR EDI RAMA E AKUZOJ BABAIN E TIJ PER INCEST -ASKUSH NUK DUHET TE MERRET ME TE thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA AS POSTIMIN E PLOTE NUK TE KA BOTUAR ZOTI SHKULLAKU,TE GJITHE FAKTET I KA FSHUHUR ZAGARI,PO TE AFROHESH AFER MJEROS NGA GOJA E TIJ VJENE ERA SI BYTHA E SALI BERISHES DHE EDI RAMES DUKE I LEPIR TASH E 27 vite

  15. Pse-te e ta Shkullaku kane nje pergjigje dhe vetem nje . Mbasa kesaj aferesuperkorruptive qendrojne nje grusht i vogel njerezish sevilash , hijenash , kriminelash dhe sherbetoresh te bindur te te gjatit tone , qe ne realitet eshte pronari i vertete i ketyre djegsave . Kjo eshte nje afere e stermadhe , eshte nje afere afatgjate dhe shume fitimprurese edhe ne kohe . mbas te gjatit tone fshihet edhe kamorra , landgrngeta , politika dhe mafia siçiliane . Une nuk besoj se nje dite kjo afere superkorruptive dhe tepre e majme (edhe per Bill Gejtsin) do te zbardhet . Per mendimin tim , Basha kete po e perdor thjesht per pushtet(dhe mire bene) dhe pastaj kjo histori do shuhet dale nga dale si valet e nje guri ne pellgun e qete . Problemi eshte po populli ça fitoi dhe çfare fiton nga e gjitha kjo histori ? Ose me sakt , sa e ka hengur dhe per sa kohe do ta haje sa krahu ?
    Sa krime behen ne emrin tend o popull por ti edhe pse skllav i perjetshem asnjehere nuk kundershton .
    Nje popull qe harron eshte i destinuar te vdes , nje popull qe fle poshtrimin ka per jorgan .

  16. Se kupetoi kush na vjedhin Shullaku apo rama .per keta te pa emrat po vazhdoi kështu do mbaroin jo sufllaqet por dhe gjiza per ju .ne qoftë se e beni se përfitoni u zen nemat e njerëzve te thjeshte .po e beni per bindje vazhdoni po vendosni emer.

  17. ZOTI SHKULLAKU DHE ZOTI BUSHATI GAZETARET ME TE NJOHUR DHE RACIONAL NE TROJET SHQIPTARE thotë:

    ZOTI SHKULLAKU BESOJ SE KE BERE DUSH NJA 3-4 ORE SE SA SHKUMEN JUA KA HEDHUR EDI RAMES TE ENJTEN ,DUHET PER TU PASTRUAR SE KY EDI KA PROBLEME EDHE ME HIGJINEN PERSONALE JO VETEM ME VJDHJET DHE GRABITJET E SHQIPTAREVE

  18. Qekam i fundit,
    Shkulal
    me fal por ne foto kur del dukesh si i jetimores kurse jeton ne vile 800.000 euro.
    LUs zotin qe parate i ke fituar me honorare .,vetem se ke nderruar veshjen.

  19. Shko qiu taliban!
    E the me plot kopetence ne studio, qe incirenatori i Elbasanit nuk punon. Nuk ishte lapsus. Ishte nje nga “faktet” qe do provonin korrupsionin qeveritar. Ne studio tu provua e kunderta dhe fillove duke bo pyetje idiote: Po sa energji ka prodhuar?

    Tani sperdridhesh si kurvat me ksi lloj “faktesh” kurverore.

  20. “Inceneratori i Elbasanit” punon apo nuk punon ?
    Unë them se punon me të gjitha kapacitetet.
    Pse ?
    Elbasani është bërë qendra e shpërndarjes së drogave të forta e grupeve mafioze që qeverisin këtë qytet.
    Nëse flitet për plehrat, cilat janë “plehrat” më të rrezikëshme që qarkullojnë në Shqipëri e vrasin me miliona t rij në botë ?
    Sigurisht që drogat.
    Dëgjojmë përditë që gazetarët investigativë japin të dhëna alarmante (veç ndonjë gazetari si Mero Gëlbbaza, apo italiani Bolino) se pikërisht në qytetet Fier, Elbasan, Durrës e Tiranë, ku po ndërtohen këto impiante të plehrave, po lulëzojnë grupet mafioze të trafikut të drogës.
    Në këto qytet duke shtuar edhe Vlorën dëgjojmë përditë se ka përplasje midis këtyre grupeve, atentate e rëmbime personash.
    A thua nuk paskan lidhje këto inceneratorët me botën e krimit që e ka qendrën në këto qytete ?
    Çfarë të jetë vallë kjo “Rilindje urbane” që po i mbush këto qytete me kulla të cilave nuk ju dihet origjina e parave me të cilat janë ndërtuar ?
    Pse duhet të meremi me gjë a gjëzën se a kanë filluar apo jo punën këto inceneratorë, kur i shohim krahas tyre malet me plehra që qelbin gjithë Shqipërinë ?
    Lexoj këtu se “puna” me këto inceneratorë paska filluar që në vitin 2014, pra para 6 vitesh.
    A thua tre impiantet e përpunimit të plehrave kushtokërkan më shumë se tre kulla që Lal Plehu i jep lejen e ndërtimit e ndërtohen mbrenda një viti ?
    Qenka Shkullaku e keqja e korrupsionit në Shqipëri që i paska deklaruar EDramës një të dhënë “të pasaktë”.

    O të uruar shqiptarë ?
    Po si e haruat kaq shpejtë se është pikërisht ky gjatoshi ynë dy metrosh, që e nisi qeverisjen me marëveshjen e fshehtë për të sjellë në Shqipëri për ti “përpunuar” armët kimike helmuese të Asadit të Sirisë ?
    A thua ja kishte kërkuar Shkullaku këtë ?
    Përse debati nuk drejtohet tek zanafilla e këtij “investimi” korruptiv.
    Përse janë shkelur ligjet e transparencës në dhënien e tenderave çër këto impiante.
    Përse nuk skjarohet në publik se kush janë “biznesmenët” që fshihen në këtë aferë ?
    Përse janë marë 16 vendime mbrenda një dite nga institucionet shtetërore për marjen e tenderit me përzgjedhje të dyshimtë ?
    Jo po opozita po abuzon për fushatë elektorale duke u marë këto ditë me inceneratorët ??????????
    Po Lal Plehu që meret gjithë ditën me liderin e opozitës, sikur të ishte vetë në opozitë, përse nuk kujtohet që ka në ndërgjegjen e tij vdekjen e një djali 17 vjeçar, pikërisht nga abuzimet me plehrat veç objekteve të dukëshme që mund ti shohë cilido e të bëjë hesapin se sa kushtojnë e nuk ju dihet origjina e parave ?
    Është një gënjeshtër e trashë të thuash se opozita qenka kujtuar tani para zgjedhjeve për të denoncuar abuzimet me inceneratorët. Këto denoncime mediat e opozita ka vite që po i bën.
    Lideri i opozitës po i përmend më shumë këto ditë inceneratorët, për faktin e njohur publikisht.
    Përse nuk ndërpriten qoftë edhe përkohësisht këto miliona euro për punë të pabërë me inceneratorët, e me këto para (mbi 70 milionë euro) tju vihet në ndihmë shqiptarëve për pandeminë e pasojat e rënda që po i sjell ajo si shëndetit, edhe ekonomisë shqiptare.
    A mund të dalë Shqipëria nga kjo situatë dramatike me batutat idiote të kryeministrit se “Luli fle” apo se “Luli nuk di sa bëjnë 7 herë 7” ?
    Zotëria e tij dymetrosh , nëse Luli flikërka, nuk do të kishte pasur rastin që me Rrugën e Kombit të shkojë për dy orë në Kosovë e të përpiqej ta bënte edhe Kosovën lesh e li si Shqipërinë, apo do të kishte marë mandatin e katërt për bashkinë e Tiranës me mediat e tij të bizneseve të ndërtimit.
    Nëse të gjorin Rama nuk e zë gjumi tërë natën nga sikleti se do të humbasë pushtetin, nuk ka sepse merakoset që “Luli fle”

  21. Dikush mund të thotë se Rama ta heq sikletin e halleve të Shqipërisë me “gallatën” e tij vulgare.
    Le të debatojnë shqiptarët atëhere për ta hequr mëndjen nga hallet, se kush vjedh më shumë shkurtabiqi Gjushi, apo gjatoshi Rama.

  22. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel

  23. KY ESHTE SUPER SKANDALI I QEVERIS. QEVERIA KA MANIPULUAR ME KETE TENDER DHE KETU KA FAKTE PLOT. UNE VETE KAM FAKTE QE JANE PENGUAR KOMPANI NDERKOMBETARE PËR TË HYRE NE TENDER. KISHIN VENDOSUR VLEREN 3 M EURO KUSH FITON TENDERIN PER TA PAGUAR MENJEHERE GJENQE ISHTE E PAMUNDUR TE PAGUHEJ BRENDA 2 JAVESH.

    1. Talibanet e shqupit dallohen nga fjalori i varfer i mbushur me te shara, nga gabimet drejtshkrimore dhe nga perdorimi i germave kapitale. Injorante, tinzare, e njerez me 7 lekura qe si honeps njeri.

  24. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

    Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.

    Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.

    Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

  25. Merret Rama dhe me Shkullakun, dhe me komentuesit ne Facebook…se eshte thjesht nje i semure qe ka vene miliardat… asgje me shume…si “Shitesi i lulelakres” eshte..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu