• |
ide | kryesore

Shkelin armëpushimin e dytë/ Armenia akuzon Azerbajxhanin për nisje të luftimeve 4 minuta pas hyrjes në fuqi

-Instant, Lajme, Planet



Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për shkelje të një armëpushimi humanitar në rajonin e diskutueshëm të Nago-Karabakut vetëm pak minuta nga hyrja e tij në fuqi. Ky armëpushim humanitar ishte lënë të fillonte në mesnatën e së shtunës.

Një zëdhënëse e ministrisë armene të Mbrojtjes tha se Azerbajxhani theu armëpushimin mbas katër minutash duke gjuajtur predha artilerie dhe raketa. Azerbajxhani ende nuk është përgjigjur akuzave.

Një javë pas mundësimit të një armëpushimi nga Ministri i Jashtëm rus, të dy kombet konfirmuan sërish një tjetër armëpushim humanitar. Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit tha se vendimi u bazua në deklaratat e presidentëve të SHBA-së, Francës dhe Rusisë, që përfaqësojnë Grupin e Minskut të OSBE-së, një organ i ngritur në 1992 dhe i kryesuar nga të tre vendet për të ndërmjetësuar konfliktin e Nago-Karabakut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *