• |
ide | kryesore

Shkon në 40 milionë numri i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën

-Instant, F1, Lajme, Planet



Numri i të infektuarve me koronavirus, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani ka shkuar në 40 milionë në të gjithë botën. Në bazë të të dhënave në Worldometer, nga totali i të prekurve 1,1 milionë persona nuk e kanë fituar betejën për jetën, ndërsa 29,9 milionë persona janë shëruar nga virusi.

Vendi më i prekur nga pandemia mbetet SHBA-ja, duke numëruar afro 8,3 milionë të infektuar dhe 224,283 fatalitete. Vendin e dytë e zë India me rreth 7,5 milionë të infektuar dhe 114,064 viktima. I treti në radhë është Brazili me 5,2 milionë të prekur dhe 153,690 raste fatale. Rastet ditore po vijojnë të rriten ndjeshëm në Evropë ndërsa kontinenti i vjetër përballet me valën e dytë të koronavirusit dhe një pjesë e mirë e vendeve kanë vendosur rregulla të reja anti-Covid.



1 Comment

  1. perqendrimi vemendjes eshte drejtim, fjala qe flitet pergjegjsi, veprimi qe behet llogari thotë:

    sikur ullheqesit boterore me ndikimne ne bot do ja donin,te miren njerzimit ,do kujdeseshim me shum dhe me pare ne lirit dhe te drejtat njerzore ne burim ,se per shendetin e tyre sepse burimi i gjitha te keqijave eshte mungesa e respektimit te liris dhe te drejtes njerzore,e verteta,te behesh moniturus dhe perfitues nuk ka me vler as dobi per asnje mbasi e keqa perderi sa padrejtesija zhvillohet rrezikon te na perfshij te gjitheve,ky koment eshte me shum ne nivelin konsultativ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *