• |
ide | kryesore

Tabaku: Çfarë mbulon propaganda e Ramës për shtypjen e biznesit të vogël

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-deputetja Jorida Tabaku u shpreh se biznesit të vogël prej vitit 2015 i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.


Kjo është e vërteta dhe nuk ka propagande dhe bojatisje qe e mbulon”- thekson ajo, teksa përmend shifra konkrete se paguan një biznes i tillë.


“Qeveria është treguar hileqare dhe e pabesë ndaj biznesit të vogël, i vendosi ato në skemën e TVSH dhe që prej qershorit 2015 ku Veliaj u bë kryetar bashkie taksat dhe tarifat vendore u rritën. Një biznes i vogël sot paguan çmimin e lartë të energjisë elektrike, i është shtuar një kosto për kontabilistin prej 600 mijë lekësh, po i shtohet kostoja e fiskalizimit prej 2000 eurosh dhe i janë rritur të gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Një biznes që sot ka xhiro deri në 2 mln lekë sot paguan deri në 13.750 lekë taksa dhe tarifa vendore ndërkohë që bizneset me xhiro 2 mln deri në 8 mln lekë paguajnë deri në 49.500 lekë taksa dhe tarifa vendore në bashkinë Tiranë pa folur për bizneset deri në 14 mln lekë që paguajnë deri në 372 mijë lekë taksa dhe tarifa vendore përpos taksave të qeverisë qendrore.” – shkruan Tabaku. Ish-deputetja zbulon çfarë do të bëjë PD në pushtet për biznesin e vogël.

“PD do të vendosë biznesin e vogël në qendër të zhvillimit, do të vendosë një taksë të vetme unike për mbi 100 000 biznese prej 0,5%. Taksat e jashtëzakonshme, një vjedhje e pastër e bashkisë do t’i heqim për të çliruar biznesin dhe qytetarët. Askush nuk ka përse paguan për luksin e kryebetonierit të Tiranës. 

Tanimë është e kuptueshme që tentativat e Ramës duke zeruar taksat janë gënjeshtra me të cilat ai do të mbulojë veprimet e tij djallëzore ndaj biznesit të vogël. Shqiptarët e dinë. Shumica e heshtur punëtore e këtij vendi e di se sa shumë ka vuajtur nga sjellja e tij në qveri dhe kopjes në bashki. Çështje ditësh dhe javësh që ato të ndahen një herë e mirë nga e keqja e vetme e vendit.” – shkruan në FB Tabaku. ©Lapsi.al 

3 Comments

  1. Krye hajduti, qe nga janari do shkoje koston e biznesit te vogel me tarifen per software, me tarifen per firmen digitale, me tarifen vjetore te mirembajtjes etj etj..Nje gje eshte e mire me 2021..do zhduken nga syte keta thithlopa, dhe dhente Zoti, do shkojne perpara drejtesise..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu