• |
ide | kryesore

Tentuan kultivimin e kanabis-it, arrestohen në flagrancë dy persona në Fier

Lajme, Të fundit



Kontrolli masiv i territorit ka evidentuar dhe goditur një tjetër rast të tentativës për kultivim të kanabisit. Nga policia e Fierit janë vënë në pranga 2 persona.

Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit A. V., 40 vjeç dhe A.V., 38 vjeç, banues në Baltëz, Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *