• |
ide | kryesore

Transportonte 30 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 25-vjeçari në Korçë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kapja e shoferëve që transportojnë emigrantë të paligjshëm kundrejt përfitimit është bërë një krim në masë javët e fundit. Edhe këtë të dielë, një 25-vjeçar nga Korça është arrestuar për këtë vepër penale.

Shtetasi R. Ç., banues në Fshat-Maliq, është vënë në pranga përgjatë aksit rrugor Devoll-Maliq, me një mjet furgon tip “Ford” me të cilin do të transportoheshin 30 emigrantë të paligjshëm. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *