• |
ide | kryesore

Video/ Barkley i jep fitoren në shtesë: Aston Villa synon tani vendin e parë në Premier

-Instant, Sport, Video



Leicester është befasuar në fund, në betejën e dy skuadrave që synonin të shqetësonin Everton në garën për vendin e parë. Foxes janë ndëshkuar nga një gol i Barkley në kohën shtesë, që i ka dhënë Aston Villa fitoren dhe mundësinë për të marrë kreun e klasifikimit në Premier League, duke qenë se tashmë është 1 pikë pas Toffies por me një ndeshje ende për të luajtur.

Vendasit kishin nevojë për një fitore në shtëpi, për të vazhduar momentin e mirë të formës, por pa Jamie Vardy ishte shumë e vështirë, kundër një skuadre në formë si Villans. Iheanacho nuk bëri dot diferencën, ndërsa formacioni i Dean Smith luajti një ndeshje të kujdesshme, duke tentuar të gjejë hapësirën për të goditur. Nuk pati sukses për 90 minuta, por pikërisht në fund të ndeshjes Barkley shënon golin e fitores për Aston Villa.

Dëshpërim për Brendan Rodgers që e sheh skuadrën e tij të mbetet në vendin e katërt me 9 pikë, katër larg Everton kryesues. Vendi i dytë për Aston Villa me 12 pikë në katër ndeshje dhe vetëm një larg skuadrës së Ancelotti që ka luajtur ndërkohë 5 ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *