• |
ide | kryesore

Video/ “Përqafon” asitenten e arbitrit, plasin polemikat për gjestin e papërshtatshëm të Agueros

-Instant, Sport, Video



Sergio Aguero ka përfunduar në qendër të polemikave për një gjest intimidues ndaj asistentes së arbitrit të ndeshjes. Pikërisht në të 42’ e Manchester City-Arsenal, Sian Massey-Ellis, asistentja e arbitrit, akordoi një rivënie anësore për miqtë. Aguero kontestoi vendimin e pastaj i vendos krahun e djathtë mbi shpatulla anësores, duke e kapur nga qafa, pavarësisht se me rregullore është e ndaluar të prekësh arbitrat. Sulmuesi argjentinas i Citizens nuk është ndëshkuar as me të kuqe e as me të verdhë në fushë, por në rrjetet sociale kanë shpërthyer polemikat: “E papranueshme”, “E papërshtatshme”, “Gjest i shëmtuar e intimidues”.

https://www.youtube.com/watch?v=dsYXGDrCtXM



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *