• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: harakiri i Tottenham, nga 3-0 në 3-3 ndaj West Ham

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e pestë të Premier League, Tottenham lejon ti rikuperojnë tre gola në një 3-3 final përballë West Ham në derbin e Londrës. Spurs, në ditën e debutimit të Bale (i futur në të 72’), fluturuan në 3-0 pas vetëm 16’ lojë falë Son e Kane (dygolësh), por u arritën në fund nga Hammers, në gol me Balbuena (82’), autogolin e Sanchez (84’) e Lanzini (94’). Dy rezultate 1-1, ndërkohë, në Sheffield United-Fulham e Crystal Palace-Brighton.

TOTTENHAM-WEST HAM 3-3
Një barazim që dhemb për Tottenham, sidomos duke patur parasysh startin e ndeshjes nga Spurs. Të besuarit e Mourinho patën nevojë vetëm për 46 sekonda për të kaluar në avantazh: Kane shërbeu për Son, që hyriu në zonë dhe me të djathtën mposhti Fabianskin. Në minutën e 8′, Spurs dyfishuan me një super gol të Kane: tunel ndaj Rice dhe e djathtë në cepin e portës. Sulmuesi anglez gjeti edhe golin e dytë në të 16′ me goditjen me kokë në krosimin e Reguilon. Në pjesën e dytë ndryshoi gjithcka me Hammers që shkuan pranë golit me Fornals, por duke rrezikuar të pësonin pokerin nga Kane, që goditi shtyllën. Në të 72′, debutoi Gareth Bale, i kthyer në Angli pas lamtumirës në 2013. Por në finale, Tottenham shuhet përfundimisht, e West Ham përfiton duke shënuar dy gola në dy minuta: në fillim goditja me kokë e Balbuena në të 82’, pastaj autogoli i Sanchez në të 84′. Në aksionin e fundit të ndeshjes, Lanzini gjeti barzimin për Hammers duke tërbuar Mourinho, që ngjitet në kuotën 8 pikë, por nuk arrin dot Liverpool.






SHEFFIELD UNITED-FULHAM 1-1
Në Bramall Lane, pas një goli të anulluar ndaj Sheffield në pjesën e parë, ndodh gjithcka në të dytën: Fulham ka mundësinë ta zhbllokojë në të 57′, por Mitrovic goditi traversën nga pika e bardhë. Cottagers kaluan gjithësesi në avantazh në të 77′ me të majtën e Lookman, por në të 85′ vendasit barazuan në 1-1 me penallti falë Sharp.

CRYSTAL PALACE-BRIGHTON 1-1
Ndeshja në Selhurst Park u zhbllokua në minutën e 19′: Lamptey pengoi Batshuayi në zonë e Zaha, nga pika e bardhë, zhvendosi Ryan, duke kaluar në avantazh të besuarit e Roy Hodgson. Në pjesën e dytë, ish-lojtari i Dortmund shënoi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje. Finale drithëruese, me Mac Allister që gjeti barazimin në të 90′ e Dunk që u ndëshkua me karton të kuq në shtesë, duke e lënë me 10 lojtarë Brighton, që megjithatë rezistoi duke marrë barazimin.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Sheffield United 1 – 1 Fulham
Crystal Palace 1 – 1 Brighton & Hove Albion
Tottenham Hotspur 3 – 3 West Ham United



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *