• |
ide | kryesore

Video/ Sassuolo e vetmja që ndjek Milan: përmbysje e çmendur në Bologna, Fiorentina çon dëm dy gola

-Instant, F1, Sport, Video



Në Serie A, për momentin është vetëm Sassuolo e aftë të mbajë hapin e Milan. Fitore me përmbysje e tyre në Bolonja, ndërkohë që luhatjet e Fiorentinës shqetësojnë Iachini, që ka parë të tijtë të hedhin në kosh dy gola avantazh për një barazim final. Merr humbjen e tretë sezonale Torino, që befasohet në shtëpi nga Cagliari.

CAGLIARI – TORINO
Goditje e rëndësishme e Cagliari, që vendos në telashe Torinon. Në javën e katërt të Serie A, skuadra e Di Francesco mposhti 3-2 në transfertë të besuarit e Giampaolos, duke i shkaktuar ‘granatas’ humbjen e tretë sezonale. Belotti (4′) kalon në avantazh menjëherë Toro nga pika e bardhë, pastaj sardët përmbysin rezultatin me Joao Pedro (12′) e Simeone (19′). Rezultat që në pjesën e dytë barazohet nga Belotti (49′), që stabilizoi ndeshjen me një të majtë potente, por që në fund ndryshoi përsëri falë golit të Simeones (73′)





SPEZIA – FIORENTINA
Përfundon 2-2 sfida në Manuzzi mes Spezias e Fiorentinës. Violat e nisën ndeshjen fort dhe e panë veten në 0-2 pas vetëm 4 minutash falë golave të shënuar nga Pezzella e Biraghi. Por skuadra e Iachini u shua me kalimin e minutave duke e lënë lojën në duart e ligurëve. Verde shkurtoi diferencën në të 39′, ndërsa i sapofuturi në lojë Farias gjeti barazimin gjysëm ore pas rifillimit. Në fund hapësirë edhe për debutimin e Callejon, që luajti 15 minuta por pa arritur të ndryshojë asgjë.




BOLOGNA – SASSUOLO
Në Dall’Ara ndodh gjithcka. Bologna në avantazh në fillim me Sansone, pastaj Berardi gjeti barazimin pak minuta më pas. Vendasit kthehen në avantazh falë golit të Svanberg, por pjesa e dytë nis me golin e Orsolinit e ndeshja u duk e mbyllur. Sassuolo nuk hoqi dorë e ngushtoi diferencën me Djuricic. Pak më pas Caputo barazoi me një goditje me kokë në zhvillimet e një goditje këndi, para autogolit flagrant të Tomiyasu që i dhuroi tre pikët skuadrës së De Zerbi për një 3-4 final të paharrueshëm.







ITALY – SERIE A
Bologna 3 – 4 Sassuolo
Spezia 2 – 2 Fiorentina
Torino 2 – 3 Cagliari



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *