• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni ndërhyrjen prej vrasësi të Pickford ndaj Van Dijk: mbrojtësi i Liverpool mund të mbyllë sezonin

-Instant, Sport, Video



Lajme të këqija për Liverpool nga derbi i Merseyside kundër Everton të Carlo Ancelotti: Jurgen Klopp mund të humbasë për shumë ndeshje liderin e mbrojtjes së Reds Virgil Van Dijk. Qendërmbrojtësi hollandez ka qenë viktimë e një dëmtimi pas një ndërhyrje vrastare të Jordan Pickford. Portieri i Toffees ka ndërhyrë egër duke e detyruar mbrojtësin të dalë nga fusha para kohe. Prognoza flet për një ndrydhje të ligamentit krociat që do të mbajë larg fushave Van Dijk për të paktën 6-7 muaj. Pesimist ka qenë edhe Klopp: “Nuk duket asgjë e lehtë”.

Dalja e pakujdesshme e portierit të Everton mbi Van Dijk është mbyllur me mbrojtësin hollandez të detyruar të kërkonte zëvendësim. Liverpool nuk e ka bërë ende të ditur gjendjen e lojtarit, por frika për një ndalesë të gjatë, nga 6 në 8 muaj, do të mbyllte jo vetëm sezonin e hollandezit, por do ti rrezikonte edhe pjesëmarrjen në Europian.

https://www.youtube.com/watch?v=UtSg1H86cQ8



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *