• |
ide | kryesore

Video/ Villareal fiton dhe merr kryesimin: ‘nëndetësja e verdhë’ përfiton nga rrëzimi i Real e Barca

-Instant, Sport, Video



La Liga po kthehet në një kampionat shumë interesant, mjafton të shohësh renditjen ku në krye nuk janë emrat e zakonshëm të Real Madrid, Barcelona apo Atletico Madrid, por surpriza si Getafe e Cadiz dje e Villareal sot. Pikërisht nëndetësja e verdhë ka mundur në shtëpi Valencian 2-1, duke u zhvendosur provizorisht në krye të kampionatit.

Në garën e vlefshme për javën e 6 të La Liga, Villareal tregoi se do të jetë një kundërshtar i fortë për të gjithë. Alcacer me penallti hapi rezultatin në minutën e 6′, por Valencia nuk hoqi dorë nga ndeshja. Në minutën e 37 Guedes barazoi rezultatin, në një ndeshje të hapur e me raste në të dy krahët, por që u vendos nga Parejo në të 69′. Villareal mbeti me 10 lojtarë në të 90′ për shumë kartonësh të verdhë të Kubo, por Valencia nuk kishte kohën e duhur për ta shfrytëzuar superioritetin numerik.

Në ndeshjet e tjera, Eibar barazoi pa gola ndaj Osasunas, ndërsa pikën e ndajnë edhe Huesca e Valladolit me president Fenomenin Ronaldo. 2-2 mes tyre, ndërsa fitoren e vetme në transfertë e fiksoi Elche, që kaloi në Alaves me golat e Milla e Morente. Sukses 2-0 edhe për baskët e Athletic ndaj Levantes.

SPAIN – LALIGA SANTANDER
Eibar 0 – 0 Osasuna
Athletic Bilbao 2 – 0 Levante
Villarreal 2 – 1 Valencia
Deportivo Alaves 0 – 2 Elche
SD Huesca 2 – 2 Real Valladolid



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *