• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia/ 70 mijë eurot që çuan Kliti Lekën të vrasë biznesmenin në Himarë

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kliti Leka, 53-vjeçari që ekzekutoi një ditë më parë biznesmenin Niko Goro në Himarë ka dhënë një dëshmi të plotë para hetuesve për arsyet e krimit. Ai ka pranuar vrasjen ndërsa është justifikuar se shkak është bërë një borxh prej 70 mijë eurosh që Goro ia kishte mohuar në telefon.


“Nëse do më kishte dhënë lekët ose pronën, nuk do ta vrisja”, – mësohet të ketë thënë Leka para hetuesve. Sipas të njëjtave burime mes Lekës dhe Goros ka pasur disa telefonata, or gjendja është agravuar kohët e fundit. Ata edhe ishin takuar për konfliktin e hapur pas ndërtimit të një kompleksi pallatesh në pronën e Kliti Lekës në Himarë nga Niko Goro. Ky i fundit i kishte dhënë një apartament 53-vjeçarit, por ai pretendonte edhe një shumë prej 70 mijë eurosh.


“Ai nuk e mbajti fjalën. Pasi ndërtoi në pronën time, më premtoi edhe banesën, por më pas edhe paratë. I kisha kërkuar para se ta vrisja që ta zgjidhte situatën, por m’u përgjigj me arrogancë. Pse nuk mi dha paratë e mia? Unë i dhashë pronën, ai nuk i qëndroi marrëveshjes. Më vjen keq për atë që bëra. U detyrova nga gjendja e rëndë që isha” – ka deklaruar Leka në polici.

Ekzekutimi i Niko Goros u bë në prani të motrës së tij, e cila mbeti e plagosur gjithashtu. Ishin dëshmitarët që lajmëruan policinë dhe i dhanë targën e makinës së Kliti Lekës. 53-vjeçari do të dalë ditën e hënë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ndaj tij janë ngritur akuzat e vrasjes me paramendim me dashje, si dhe armëmbajtje pa leje, pasi iu gjet me vete një kallashnikov dhe një pistoletë. ©LAPSI.al

5 Comments

  1. Kryebashkiaku i himares do te hetohet per grabitjen e pronave duke ia dhene ato atyre qe e ndihmuan me votat ne zgjedhjen e tij

  2. Pra e paske marre nje apartament! Nuk te qetesoi marrja e apartamentit t’i merrje gjerat me avash? Ke vrare me paramendim dhe je larguar nga skena e krimit..asnje arsye nuk e justifikon krimin, vetem nqse e ke bere ne kushtet e vetembrojtjes apo te cenimit moral. Rruge te mbare drejt kalbjes ne burg

    1. Jo se mbroj xhestin e 53 vjeçarit, por borxhi është borxh dhe duhet paguar, edhe kur nuk gjen drejtësi nga shteti, tjetri kalon në vetëgjyqësi. Kurse viktima duhej te tregohej më i kujdesshëm me pazaret qe kishte. Sa e sa mashtrues të tjerë ka ne Shqiperi qe nuk dënohen?? Fajin përfundimtar e ka shteti tërësisht i dështuar i joni.

      Me vjen keq për këtë djalë dhe shpresoj që gjykata të tregojë butësi. Gjithashtu ngushëllime familjes se viktimës.

  3. Disa politikane qe pastrojne parate se bashku me disa oligarke jane strumbullaret e ketyre ngjarjeve.
    Te dy keta si viktima Goro ashtu dhe autori i vrasjes me mbiemer Bollano nga nena, jane himarjote dhe te njohur.
    Ngjarje qe duhej frenuar pasi konflikti i tyre dihej dhe nga njerez te tjere ne himare
    Fatkeqesisht ne ato zona ka shume mosmarrveshje te tilla ku disa ndertues me suportin e shtetit kane krijuar konflikte me pronaret

  4. Te lumte dora kliti.

    Nje hale me pak.

    Nuk i mbahet leku kujt.

    Borxhlinj legena , marrin borxh te bejne dhe trimin me pas, te sjellin verdalle per parate e tua.. Pak e kane plumbin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu