• |
ide | kryesore

Armëpushimi në pikëpyetje/ Konflikti vazhdon në Nagorno-Karabak

-Instant, Lajme, Planet



Një armëpushim i ri, i vendosur të shtunën në mesnatë që synonte ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut sërish është në rrezik për të mos u përmbushur. Në rajonin i cili u ka marrë jetën më shumë se 800 personave, sulmet vazhdojnë mes forcat armene dhe azerbajxhanase. Të dyja palët e akuzojnë njëra-tjetrën për rinisjen e bombardimeve.

Armëpushimi, i shpallur më 17 tetor, ka qenë përpjekja e dytë për të ndaluar luftimet e rënda, që kanë shpërthyer më 27 shtator. Por as kjo marrëveshje, njësoj si ajo e një javë më parë, nuk ka arritur t’i ndalë luftimet. Të hënën, zyrtarët në Nagorno Karabak thanë se forcat azerbajxhanase kanë bombarduar pozicionet e tyre në zonat veriore dhe jugore. Nagorno Karabaku është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, por qeveriset dhe është i populluar nga armenët etnikë. Dy ish-republikat sovjetike, Azerbajxhani dhe Armenia, kanë zhvilluar një luftë për këtë rajon edhe më 1988-1994, e cila ka lënë rreth 30,000 njerëz të vrarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *