• |
ide | kryesore

Basha i hapur për bashkëpunim: Janë të ftuar të gjithë ata që i bashkohen frymës së opozitës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, njësoj si kundërshtari i tij politik ftoi publikisht këdo që i bashkohet frymës opozitare për ndryshim. I pyetur në lidhje me disa zëra të PD që tashmë janë larg saj dhe kanë krijuar partitë e tyre, Basha i quajti ‘paterica’ të qeverisë Rama.

“Të gjithë ata që ndajnë bashkë me ne dëshirën dhe vullnetin për ndryshimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, janë e njëjta përpjekje. Ata që kanë vendosur të jenë patericë e një qeveri të dështuar, të Ramës, që ka shkelur çdo premtim dhe ka shkatërruar shqiptarët, ata e kanë të lidhur fatin me të. Kushdo që është për ndryshimin, si shumica dërrmuese e ka të hapur rrugën e opozitarizmit, në të gjitha mënyrat, ku si forca më e madhe PD do të ketë përgjegjësi dhe rezultatin për t’ju përgjigjur sfidës së madhe të shqiptarëve. Është e pandalshme energjia jonë, pozitiviteti ynë. Janë vetëm një pjesë e vogël e asaj që shoh përditë, nevojën ulëritëse për ndryshim. S’ka forcë minore që ta ndal këtë. Ndryshimi është i pandalshëm. Çdokush që ka dëshirë, është i mirëpritur”, tha Basha.



1 Comment

  1. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel Kush jane ata qe kane frymen e salihut e metes o tutkuni i pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *