• |
ide | kryesore

Basha: ‘Peshqit e mëdhenj’ do të vihen para drejtësisë

-Instant, Lajme, Të fundit

Lideri i opozitës, Lulzim Basha premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të veçantë ligjit kur të vijë në qeveri.


Ai ka zbuluar se ka harxhuar ditë të tëra duke kontaktuar me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve strategjikë të Shqipërisë.


Basha merr shembullin e Eskobar për ta krahasur me ‘peshqit e mëdhenj’ të Shqipërisë. Sipas tij, si baroni i Kolumbisë edhe ‘peshqit e mëdhenj’ këtu nuk do të kenë shpëtim dhe se do të vendosen para drejtësisë, kurse paratë do t’u kthehen shqiptarëve.

“Kam kontaktuar dhe kam harxhuar ditë të tëra me krerët e agjencive më të specializuara të partnerëve tanë strategjikë. Nuk ka shpëtim, s’kishte shpëtim as Eskobari. Peshqit e mëdhenj jo vetëm do vihen para drejtësisë, por do të kthejnë paratë. Paratë nuk do i gëzojnë. Paratë do kthehen. Kemi draft-ligj anti-mafia. Kemi bashkëpunim me agjencitë më të specializuara”, tha Basha.

4 Comments

  1. Uuuuu
    ”” Baroni i Kolumbisë edhe ‘peshqit e mëdhenj’ këtu nuk do të kenë shpëtim dhe se do të vendosen para drejtësisë, kurse paratë do t’u kthehen shqiptarëve. “””

    Kujtojani kete frazen ketij debilit kur te marri pushtetin.

  2. Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk e ka pritur mirë pyetjen e gazetares së Top Channel, për prezencën ish-deputetit të PD Gerti Bogdani krah një të dënuari për korrupsion në Zimbabve.

    Gazetarja i referohej një fotografie ku shfaqej Gerti Bogdani dhe biznesmeni shqiptar Ilir Dedja në Zimbabve krah zyrtarëve të dënuar për korrupsion, dhe që siç akuzon media vendase që publikoi foton, po përgatiteshin për një tjetër tender korruptiv miliona dollarësh.

    Por Basha nuk ka preferuar të japë një përgjigje direkte, duke sulmuar Top Channel Peshku i madh thote do i fuse ne burg peshqite medhej te parin ati qe i bleu kater vilat veten ne vitin e covidit

  3. Hahahaha e fort kjo. Peshkaqeni do fusi peshqit e medhej brenda. PO E NJENJTA HISTORI NGA 25 vite. NUK SHKON ME, DUHET TE GJESH DICKA TJETER O LOQE QE PËR SHKAKUN TEND RAM HAJDUTI RRIN PRAP NE QEVERI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu