• |
ide | kryesore

Basha tregon si do të konfiskojë pasuritë e pronarëve të kompanive abuzive me PPP

-Instant, Lajme, Të fundit

I pyetur në Abcnews nga Enkel Demi për mënyrën si do të arrijë që paratë e përfituara përmes abuzimit dhe korrupsionit të PPP, t’i rikthejë në buxhetin e shtetit, Lulzim Basha foli për një amendim në ligjin antimafia. Sipas tij, ndryshimi i ligjit, do të ketë në shënjestër jo vetëm pronarët e kompanive përfituese nga PPP, por edhe të afërmit e tyre që mund të jenë përdorur për të fshehur paratë e fituara nga konçensionet.


“Ky është një amendim në ligjin anti-mafia që do të bëj të mundur verifikim, sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha të ardhurave të personave privat apo shtetëror të pasurisë të qytetarëve publik që verifikohen që kanë abuzuar me detyrën. Po kështu dhe të personave të afërm me pronarë të kompanive apo zyrtarëve që demonstrohet që kanë abuzuar me detyrën. Pra, një paketë anti-mafia që synon goditjen e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, mbrojtjen e pasurisë publike, garantimin e konkurencës së lirë dhe objekt i verifikimit do të jenë të gjitha kontratat PPP, të gjitha kontratat koncensionare, të gjitha kontratat e prokurimit publik, të gjitha kontratat e tjetërsimit të pasurisë publike, të gjitha aktet për leje, autorizime, licensa për shfrytëzimin e pasurisë publike. Ligji siç e kemi detajuar dhe në propozimin tonë do të ketë fuqi prapavepruese, kontratat abuzive dhe korruptive do të anullohen” u shpreh Basha.


Qëndrimi i Bashës sot, ngjan me atë të Edi Ramës kur ishte në opozitë para vitit 2013. Rama premtoi atëherë prishjen e kontratave konçensionare dhe ndëshkimin e përfituesve, por pas ardhjes në pushtet u justifikua me faktin se kontratat ishin “kopsitur” në mënyrë të tillë që ishte e pamundur të zhbëheshin për shkak të ndëshkimit në arbitrazh.

4 Comments

  1. Mooos .. Tani do te dridhen te tere OLIGARKET shqiptar . Burgu i pret .
    Do ti fusi lyli ne burg te tere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu