• |
ide | kryesore

BE: Deklarata e Lajçak u keqinterpretua, ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin

-Instant, Lajme, Planet
tmp_9214-miroslav-lajcak-739084750.jpg



Brukseli vlerëson se deklarata e përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak për ndryshimet e nevojshme kushtetuese është keqinterpretuar. Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Peter Stano, ka thënë se duhet bërë dallimi mes asaj që është “perceptuar dhe keq informuar, me realitetin e shpjeguar nga zoti Lajçak”.

“Në këtë rast, është thënë ajo çka është e qartë – dhe zoti Lajçak ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse je duke e negociuar një marrëveshje ndërkombëtare. Kur arrin një marrëveshje ndërkombëtare, atëherë duhet të konsiderohen rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria, duke përfshirë edhe nivelin kushtetues, në mënyrë që ta integrojë atë në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë”, tha Stano. Të enjten, më 15 tetor, në konferencën për media në Beograd, Lajçak kishte thënë se në një proces serioz negociator, “është e logjikshme që do të duhet të ndryshojë edhe Kushtetuta”. Në këtë kuadër ai ka shtuar se Kosova do të zbatojë të gjitha obligimet që i ka marrë përsipër në Bruksel, duke përfshirë këtu edhe krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe Deklarata për ndryshime kushtetuese ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, kryesisht kundër çdo mundësie për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës.



2 Comments

  1. Kta zedhenesit e BEse si shume keqkuptime shkaktojne, u bene vite qe pas deklaratave te medha, mbas 30-min dalin zedhenset e zedhenesit me korrigjimet perkatese…
    masanej jane ata qe bejne tweet a facebooksat qe thone me tej…
    kta jane zedhenes te zedheneseve per zedhenesat e pare…
    E kshu me rradhe, i gjejne pune vetes
    Vazhdojne robt, nuk i zgjidhin vete fatet e kombit, por presin nga kta
    Pika, pika

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *