• |
ide | kryesore

BE: Lajçak u keqinterpretua në Kosovë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deklarata e diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, se Kosovës do i duhet të ndryshojë Kushtetutën për Asociacionin e Komunave Serbe për të arritur marrëveshje me Beogradin, nxiti reagime të shumta në Prishtinë.

Por Brukseli vlerëson se i dërguari i BE-së për dialogun dypalësh është keqinterpretuar.

Zëdhënësi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Europian, Peter Stano, i tha “Radios Evropa e Lirë” se duhet bërë dallimi mes perceptimit dhe realitetit që pasqyroi ish-kryediplomati Lajçak.

“Zoti Lajçak shpjegoi se çfarë ndodh kur negocion marrëveshje ndërkombëtare… Rregullimet e nevojshme ligjore nga qeveria do të integrohen në rendin ligjor dhe kushtetues. Dhe kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë.”

Stano tha se qëndrimi i BE-së për Asociacionin nuk ka ndryshuar, se nuk do të jetë një qeveri paralele me kompetenca legjislative, por do të formohet brenda kornizës ligjore dhe qeverisëse të Kosovës.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashikohet që të mbledhë rreth vetes 10 komuna në Kosovë, si Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin-Potokun dhe Leposaviqin, dhe do kujdeset ndër të tjera për zhvillimin e ekonomisë lokale, politikat e arsimit, për planifikimin urban e rural.

Kjo temë ka ndikuar në shtyrjen e dialogut në Bruksel, pasi Serbia këmbëngul për të, ndërsa Kosova e konsideron çështje të mbyllur, e cila do të zbatohet pas arritjes së marrëveshjes finale për njohje reciproke.

“Serbia ka implementuar gjithçka që është rënë dakord në Bruksel. Asociacioni është detyrim i Prishtinës dhe duhet formuar ashtu si parashihet me marrëveshje, jo si OJQ. Është për të ardhur keq që BE-ja, synimi strategjik i qeverisë tonë, e la të mos krijohej edhe pas 7 vjetësh dakordimi për të,” u shpreh të dielën Ana Bërnabiq, kryeministrja e Serbisë.



1 Comment

  1. Lejçaku nuk eshte keqkuptuar ne Kosove, perkundrazi Shqiptaret e Kosoves, kane keqkuptuar burra shtetesit e tyre, i mbanin per njerez te mire e te afte, por ata i dolen horra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *