• |
ide | kryesore

Bjellorusi/ Mbi 100 të arrestuar në marshimin kundër Lukashenkos

-Instant, Arkiva, Planet



Mbi 100 persona u arrestuan në Minsk gjatë një marshimi kundër presidentit, Alexander Lukashenko, në të cilin morën pjesë mijëra persona pavarësisht kërcënimeve të policisë për të hapur zjarr.

“Më shumë se 100 persona janë arrestuar deri më tani në Minsk”, theskoi zëdhënësja e ministrisë së Brendshme bjelloruse, Olga Chemodanova.

Ish-kombi sovjetik është përfshirë nga protestat pas fitores së Lukashenkos në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit përballë Svetlana Tikhanovskaya, kandidatja popullore e opozitës.

Në një mesazh të transmetuar para protestës, Tikhanovskaya nxiti bjellorusët të përmbushin kërkesat e tyre në mënyrë paqësore, por me këmbëngulje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *