• |
ide | kryesore

Bllokohet hyrja nga Durrësi në Tiranë/ Ministrja e veshur kamuflazh del me shefin e policisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nëse keni menduar se trafiku në hyrje të Tiranës, kur vini nga Durrësi, ka qenë i lodhshëm dhe i mundimshë, prisni dhe pak ditë të kuptoni se çfarë torture do të jetë në 4 muajt e ardhshëm. Shkak janë punimet në rrethrrotullimin kryesor të Unazës së Re për 4 muajt e ardhshëm, që detyrojnë autoritete të devijojnë trafikun në rrugët anësore të rrethrrotullimit, që hyrja në kryeqytet të jetë “e tmerrshme”.

Si për të paralajmëruar gjendjen e “luftës” që pritet të krijohet me trafikun, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku doli në inspektim e veshur me kamuflazh bashkë me shefin e policisë së Tiranës, Rebani Jaupi.

Ai tha se policia është e ndërgjegjshme për trafikun që do të krijohet dhe duke qenë se fluksi do të jetë shumë i madh në rrugën e bllokuar nga punimet ai këshilloi që lëvizja të kryhet nga rruga e Ndroqit, apo nga Elbasani drejt Rrogozhinës e më tej drejt jugut të vendit. Punimet në rrethrrotullimit te Shqiponja pritet të zgjasë rreth 4 muaj dhe ministrja Balluku tha se në 24 orë, çdo ditë, punimet kryhen nga më shumë se 300 punëtorë. Ditën e martë pranë pallatit me Shigjeta do të shemben 10 ndërtesa për fillimin e punimeve.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2705529629758695



4 Comments

  1. Te gjitha rruget qe futesh ne Tirane jane me gropa, ashtu sic jane katandisur te gjitha rruget e kryeqytetit thotë:

    Show i ndyre pa limit, turp duhen 2 ore te futesh ne Tirane, dhe keta tallin bythen.
    Mire qe punimet e unazes se re ecin me ritme skandaloze, por me skandaloze eshte dhe rruga paralel qe pasi e kane asfaltuar nja dhjete here , tani e kane shqyer perseri dhe shikojm vetem 4-5 punetore qe punojne.
    Nuk mjaftojne keto, por rruga e Yzberishtit e saposhtruar , cdo dite hapen gropa dhe ashtu i lene. Dhe kur i riparojne asfalti iken brenda nje jave.
    Te nderhyje sa me pare prokuroria apo SPAK per kete masaker ne dem te qytetareve

  2. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

    Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.

    Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.

    Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.

  3. O i pa emer i ores 23:22 o idiot o lop o kali o majmun se oari lexo titullin e pastaj komento hu racen e mutit ta sh….. krejt shqiptaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *