• |
ide | kryesore

Covid-19/ Pas shkollës “Emin Duraku” rezultojnë pozitiv një mësues dhe një nxënës tek “1 maji”

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas 5 mësuesve të infektuar në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, është infektuar me Covid-19, një mësuese dhe një nxënës në shkollën 9-vjeçare “1 Maji” në Tiranë. Lajmi është konfirmuar nga bordi i prindërve pranë kësaj shkolle që janë shprehur të frikësuar për të çuar fëmijët të vijojnë mësimin në shkolla.

Shqetësues mbetet  fakti se në disa raste, pranë shkollave, prindërit nuk mbajnë distancën, në kohën kur ata shkojnë të marrin, dhe sjellin fëmijët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *