• |
ide | kryesore

Dalin PAMJET/ Si u zhduk pa lënë gjurmë 19-vjeçarja shqiptare në Greqi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Publikohen imazhet e një 19-vjeçareje shqiptare që u zhduk të premten e kaluar në Greqi. Artemis Vasili u pa për herë të fundit në një stacion autobusi. Në disa foto të publikuara ajo shihet se si pas disa minutash zhduket nga fokusi dhe nuk shfaqet më.

Pranë saj nuk ka asnjë makinë ose njeri. Familjarët thanë për mediat se jo doli nga shtëpia për të shkuar në një intervistë pune në një dyqan lodrash dhe nuk është kthyer më në banesë.

Kur doli nga shtëpia ajo kishte veshur një palë pantallona të zeza, këpucë në ngjyrë të bardhë dhe një këmishë bojëqielli, ndërsa në xhep kishte vetëm 40 euro. Ishin familjarët që bënë denoncimin në polici.

Në media është folur për lidhjen e saj me një 24-vjeçar, por babai i vajzës është shprehur ai dhe bashkëshortja e tij nuk e kishin parë asnjëherë djalin në fjalë dhe se e bija u kishte thënë se nuk kishte më asnjë lidhje me të. ©LAPSI.al

Zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO) - Hapur

Shkoi të aplikonte për punë, zhduket 19-vjeçarja shqiptare në Greqi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *