• |
ide | kryesore

Dybala mes pankinës e një rinovimi që nuk po vjen: në Kiev drejt një tjetër përjashtimi

-Instant, Sport



Kohë të vështira në shtëpinë e Juventus për Paulo Dybala mes dëmtimeve, një debutimi sezonal që ende nuk është bërë e një rinovimi të kontratës që për momentin mbetet pezull. Në 7 gusht, në rastin e ndeshjes së Champions League kundër Lion, argjentinasi, që vinte nga një zgjatje e muskulit femoral të kofshës së majtë, luajti vetëm 13′ e pastaj u detyrua të dilte për një përsëritje të dëmtimit. Një ndalesë që kondicionoi fillimin e vitit të ri futbollistik.

U kthye mes të grumbulluarve të teknikut Pirlo për transfertën e Olimpico kundër Romës por ishte spektator në pankinë për 90′, kështu si ndodhi të shtunën në Crotone, pas një transferte me Argjentinën të kondicionuar nga një problem gastro-intestinale që e nxorri sërisht jashtë loje. E këtu nisën pakënaqësitë, me sherrin e ndezur me drejtorin sportiv Fabio Paratici në tunelin e dhomave të zhveshjes në fund të ndeshjes për mungesën e aktivizimit. Nesër për debutimin e Juves në Champions League në Kiev kundër Dinamos, Dybala shpreson që këtë herë udhëtimi i gjatë ti vlejë një vend si titullar. Por për momentin, shpresat duken të përplasen me vendimet e Pirlos që vështirë se do ta rreshtojë nga minuta e parë.

Dybala ka dëshirë të kthehet protagonist e të shkëlqejë në Juven e re, por ka sigurisht një kondicion fizik jo në maksimum që nuk e ndihmon të gjejë hapësirat që do të donte. E në këtë situatë mbetet gjithnjë në stand-by cështja e kontratës, në skadencë në 30 qershor 2022. Joya nuk mendon asgjë tjetër vec Juves, transferimi në një klub tjetër nuk bën pjesë në planet e tij, por kërkon një rinovim deri në 2025, me garancinë të jetë në qendër të projektit bardhezi e me një pagesë prej top-playeri, më e ulët vetëm se e Cristiano Ronaldos, gati dyfishi i 7,5 milionë euro që merr aktualisht.

Takimi me drejtuesit bardhezinj e menaxherin e Dybala, Jorge Antun, ishte parashikuar fillimisht në fillim të tetorit. Pastaj izolimi për shkak të Covid ka përmbysur planet. Një datë e re nuk është fiksuar ende, por lojtari e ka me nxitim e do siguri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *