• |
ide | kryesore

E bujshme/ Një agjenci e huaj po heton ku shkojnë paratë e inceneratorëve shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi zbuloi në emisionin “Opinion” një detaj interesant në lidhje me hetimet për çështjen e inceneratorëve shqiptarë. Bardhi tha se edhe një agjenci ligjzbatuese e huaj po heton këtë çështje dhe se ku janë feksur milionat e përfituara të dërguara në llogari offshore.

“Për këtë çështje ka një hetim ndërkombëtar dhe shumë shpejt shqiptarët do të mësojnë me emër, atësi dhe mbiemër se kush fshihet pas këtyre inceneratorëve. Ka një agjenci të specializuar të partnerëve ndërkombëtarë që janë duke hetuar ku janë depozituar paratë e shqiptarëve në llogari offshore.

SPAK-u? Nëse do të ishte në gjendje SPAK, Erion Veliajn do ta kishim në burg.

Ka një hetim nga agjenci të specializuara që shumë shpejt do të bëjë rezultatet publike. Do të marrim vesh kush i fut në xhep paratë.

Ishte edhe poetja Flutura Açka që tha se e kishin kontaktuar gazetarë shqiptarë të verifikonte një adresë në Holandë dhe tha se kishte shkuar atje dhe i kishte dalë një çift pleqsh ku duhet të ishin zyrat e kompanisë së inceneratorëve.

Kush i merr lekët? Nuk u përgjigj as kryeministri Rama për këtë. Atë dua të di edhe unë” – tha Bardhi. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

    Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.

    Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.

    Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.Bravo bardhi gei ne Hollande te gjithe e dine kush I ka lidhjet Lulzimja dhe cifti i pleqve ku lulzimja ka qendruar per studime qe nuk I mbaroje kurre,bravi gei I pd gazi

  2. O i paemer. Ti paske rrjedhur e pjerdhur o i ndyre. Ty po te han ujku, ti merresh me gjurmen. Ti paske ikur. Te rrojne te tjeret.

  3. Qorri bashke me ate talibanin shokun e Argites, duhet te ndajne mendjen. A eshte SPAKU i kapur apo jo?

    Si gjithmone propagande 5lekshe tip babalje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *