• |
ide | kryesore

E pabesueshme në Tenerife: filmojnë spotin e dëmtohen para kamerave!

-Instant, Sport



Dëmtimet janë vërtetë një problem për të gjithë skuadrat. Luhen shumë ndeshje, ka shumë ngarkesë në stërvitje e kjo shihet në gjendjen fizike të shumë skuadrave. Por kulmi i fatit të keq ka qenë i Tenerifes. Skuadra e ishullit ka humbur dy lojtarë gjatë filmimit të spotit zyrtar për La Liga. Fran Fernández, trajneri i Tenerifes, ka bërë të ditur se Carlos Pomares e Álex Muñoz kanë marrë pjesë në një nga regjistrimet e bëra nga organizatorët e kompeticionit, që transmetohet si në televizion ashtu dhe në rrjetet sociale, e kanë pasur mbingarkesë fizike gjatë ushtrimeve.

Në rastin e Carlos Pomares, lojtari e kishte marrë veten nga dëmtimi muskular e kishte arritur një nivel të mirë për ndeshjen e të dielës në El Molinón kundër Sporting Gijon, ndeshje që më pas përfundoi 1-1. Álex Muñoz, që kishte nisur 5 ndeshjet e para të kampionatit, nuk arriti 100% të tij e stafi tekniku ka preferuar që as të mos grumbullohej për ndeshjen, duke shpresuar që të mund të luajë të mërkurën kundër SD Ponferradina. Fran Fernández ka thënë se ky incident është një nga gjërat tipike që i ndodhin një skuadre që po kalon një periudhë të keqe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *