• |
ide | kryesore

Foto e Kylie dhe Travis nxit dyshimet për një rikthim

-Instant, Paparazzi, Slider



Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ribashkuar për të kaluar një darkë fundjave, por kjo ka shkaktuar thashëtheme që ata janë kthyer përsëri bashk.

Duke pozuar në hyrjen e rezidencës së saj në Hollywood, Kylie është veshur me koleksionin e fundit të Givenchy. Travis Scott i veshur vetëm me një palë pantallona lëkure, rrip të trashë ari dhe një palë shapka Yeezy të Kanye West.

Çifti u nda në tetor të 2019, pas dy vitesh së bashku. Por gjatë kësaj periudhe kanë mbetur miq për shkak të vajzës së tyre, Stormi.

Sidoqoftë kohët e fundit reperi pohoi se ishte duke pritur një pajtim me nënën e fëmijës së tij.

Një burim i tha Us Weekly në qershor: “Ai është ende me shpresë se ka një shans që ata të pajtohen. Ata qëndrojnë në kontakt dhe shoqërohen.” Travis ka folur gjithmonë shumë për Kylie-n që nga ndarja dhe para pak kohësh ka thënë për Revistën XXL:’Unë e dua mamanë e Stormi-t dhe do ta bëj gjithmonë.” Por reperi shtoi se pjesa më e vështirë e një marrëdhënieje është kur përpiqen të hyjnë një milion zëra të jashtëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *