• |
ide | kryesore

Gratë naftëtare i përgjigjen Ramës: Hajde këtu! Ta harrojë se do ndalemi, qëndrojmë deri në vdekje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gratë naftëtare që prej disa ditësh janë futur në grevë tek Uzina e naftës në Ballsh i janë përgjigjur kryeministrit Edi Rama pasi ky i fundit u bëri thirrje të ndalojnë.

Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët 

Një prej grave i kërkon kryeministrit të vijë t’i takojë gratë, të ulen dhe të diskutojnë për një zgjidhje.

”Ta harrojë kryeministri që të ndalim grevën ne, po nuk erdhi këtu. Këtu do vdesim, pse kjo është zgjidhje? Nuk i besojmë, të gjitha mashtrime. Janë bërë të gjithë të pabesueshëm.

Ai dhe Balluku të vijnë. S’ka reaguar fare, pse ky është reagimi, të dalim nga greva.”- tha gruaja.

Një grua tjetër premton se greva nuk ndalet deri në vdekje teksa kërkon rrogat e prapambetura dhe rifillimin e punës.

”Deri në vdekje. E vdekur do dal, dua të drejtën time. Dua rrogat e prapambetura dhe rifillim të punës. Sytë e veshët i kemi vetëm tek Rama dhe Balluku. Kemi lënë familjet, jemi shumë keq nga gjendja ekonomike dhe shëndetësore.”- tha grevistja.

Kurse një tjetër greviste zbuloi se gratë e lënë në moment grevën vetëm po iu hodhën lekët nga kryeministri, i vetmi prej të cilëve presin zgjidhjen.

”Kryeministri na ka thënë në 2017 vetë që do i marrim lekët. Po asgjë. Vajza ime po bën gati valixhen për të shkuar në shkollë, por e ka nënën në grevë. E lëmë grevën po na i hedhin lekët. Vetëm ai na jep zgjidhje, të bëjmë diçka sipas rregullave, të hedhi lekët që të hamë dhe bukët.”- deklaroi naftëtarja.

Kryeministri Edi  Rama i bëri thirrje grave dhe naftëtarëve të ndërpresin grevën pasi është e panevojshme dhe shprehu gatishmërinë për t’u ulur në dialog teksa ka kërkuar që të hiqen ultimatumet e presionet.



2 Comments

  1. Mos u mashtroni. Mos dilni nga greva. Leket jane tuajat. Gramozi dhe Besua i Tajvanit luajne ne mundin tuaj. Forca. Ju mund ti detyroni t’ju kthejne parate.

    1. Nga e di ti qe leket e ketyre fatkeqeve ju a ka Gramozi dhe Besua i Tajvanit ?
      Nese kjo eshte e vertete qenka muhabet i zgjidhur ky.

      Mos flisni kot o njerez se nuk eshte aq e thjesht kjo pune.
      Ne radhe te pare keta persona nuk duhet te paguhen nga leket e buxhetit. Nese kjo do te ndodhte atehere cdo biznes qe e ka ndare mendjen qe te falimentoje , i le punotret te pakten 6 muaj pa paguar me idene se he se ja u pagon shteti keto gjera.

      Ideja e privatizimit dhe ndarjes se Rafinerise nga fusha naftembledhese e patozit ishte nje ide shume e gabuar qe GENCI RULIT. Ai u nis me mendimin qe te privatizojme fundin e zinxhirit te procesit ( qe eshte rafinmimi i naftes) sepse ne e kontrollojme ate me naften bruto qe nxirret nga fusha naftembajtse ( rafineria pa nafte eshte e vdekur) . Problemi eshte se me vone PDja privatizoi dhe zonen naftembajtese , dhe kompania e re qe mori ne shfrytezim kete zone nuk eshte e detyruar tja shesi naften rafinerise me cmim te ulet se tregu e ka me te larte.

      Pra PROBLEMI ESHTE KRIJUAR KOMPLET NGA PD , por Rama beri gabimin e madh se ju premtoi ne 2017 per tju marre voten puntoreve se do tja u zgjidhte problemin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *