• |
ide | kryesore

Historia që fshihet pas Arcus, fotoja që u vlerësua me çmim të parë

Lajme, Planet



Një nga imazhet unike është fotografuar nga Emma Rose Karsten e cila fitoi dhe çmimin e parë në konkursin e Komunitetit Meteorologjik Mbretëror për vitin 2020.

Ajo arriti të fotografojë nga parkingu u shkollës së saj në St. Louis, një re Arcus.

Siç e përshkroi ajo, teksa po fliste me mikun e saj në makinë për koronavirusin pa renë e stërmadhe dhe fantastike.

Më pas ajo mori aparatin dhe e fotografoi.

Reja Arcus quhet një fenomen natyror i frikshëm, por edhe i padëmshëm, që shpesh parashikon ardhjen e stuhive.

Këto re të rralla të gjata zakonisht formohen kur një rrymë në rënie nga një front i stuhisë që lëviz me shpejtësi shkakton ngritjen e ajrit të nxehtë.

Në konkurs, spikatën disa fotografi më unike që kapin në mënyrën më të drejtpërdrejtë bukurinë shpesh “të egër” të fenomeneve natyrore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *