• |
ide | kryesore

Ibrahimovic e Europa League, Pioli projekton të ardhmen: “Di që është i lumtur”

-Instant, Sport



“Ibra tek Milan edhe në të ardhmen? Këtë nuk e di, është vështirë të mendosh për të ardhmen, as ai nuk po e mendon. Është e drejtë të përqednrohesh tek e tashmja, gjëja më e bukur është të shohësh Zlatan të lumtur, të gëzuar që stërvitet e të qendrojë me shokët”. Tekniku kuqezi Stefano Pioli i gëzohet suedezit në formatin jashtëtokësor, duke e shtyrë për më pas cështjen e rinovimit. “Nga këtu në sezonin e ardhshëm ka shumë kohë, nuk është ky momenti”. Kontrata në skadencë edhe për Donnarumma e Calhanoglu: “Po flasim për lojtarë të rëndësishëm si Gigio, Zlatan e Calhanoglu. Shoqëria do të bëjë gjithcka për të kërkuar të vazhdojmë bashkë”.

Milan ka tashmë të enjten debutimin në fazën e grupeve të Europa League në shtëpinë e Celtic: “Jemi Milan, është e drejtë të përballemi me seriozitet e ambicje cdo ndeshje e cdo kompeticion – ka vazhduar Pioli për mikrofonët e ‘Radio Anch’Io Sport’ në Radio 1 – Nuk jemi në gjendje të mund të zgjedhim mes njërës apo tjetrës. Eshtë e qartë se do të ketë nevojë për më shumë lojtarë, do jetë normale të bëjmë lëvizje, por do të jetë gjithnjë skuadra më e mirë për secilën ndeshje. Duam të bëjmë mirë në Europë, Europa është kopështi i Milan. Jemi në Europën që ka rëndësi më pak, por do të kërkojmë ta fitojmë, sepse ky është mentaliteti ynë. Jemi në një grup të ekuilibruar, në vazon e katërt ishte Lille që është në krye të Ligue 1 në Francë. Do ishte e rëndësishme të nisim mirë, vëmendja jonë është drejtuar nga debutimi me Celtic”.

Në lidhje me kampionatin: “Pirlo është një njeri shumë inteligjent, do të arrijë të gjejë zgjidhje. Kur fillon një cikël i ri ka nevojë për kohë, pastaj e dimë që në futboll koha është pak. Juventus mbetet sidoqoftë favorite”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *