• |
ide | kryesore

Inzaghi injoron rrezikun e shkarkimit: “Lotito do Allegrin? Nuk e besoj”

-Instant, Sport



Pas humbjes së rëndë kundër Sampdorias në kampionat, Lazio hidhet menjëherë në sulm të revanshit në Europë. Të martën bardhekaltrit do të presin në Olimpico Borussia Dortmund për raundin e parë të grupit në Champions e Simone Inzaghi karikon skuadrën. “Në Xhenova kemi bërë përfaqësimin më të keq të viteve të fundit, por e dimë ku gabuam – ka shpjeguar tekniku -. Me Borussian dua menjëherë një përgjigje nga skuadra, edhe pse është një debutim i vështirë kundër një prej 8 klubeve më të fortë të Europës”.

Të luash në Champions është një kënaqësi e madhe, por Inzaghi e di mirë se nuk do të jetë e lehta ta luajë me të mëdhatë e Europës. Duke filluar nga Borussia Dortmund. “Është një nga tetë skuadrat më të mira të Europës. Është e kolauduar e ka lojtarë me shumë kualitet. Do jetë një debutim i vështirë, e dimë se duhet të bëjmë një ndeshje të madhe”, ka shpjeguar tekniku bardhekaltër, që duhet të bëjë llogarinë me infermerinë plot e emergjencën në mbrojtje.

Në fund edhe një batutë në lidhje me zërat që e shohin Lazion të jetë në kërkim të një zëvendësuesi për pankinën, pas startit të dobët në kampionat. Flitet për Allegrin, por janë zëra që Inzaghin nuk e bezdisin: “Të reja për rinovimin? Jam mësuar të shoh shumë emra që afrohen me Lazion. Për raportin që kam me presidentin Lotito, nëse do të kishte ndonjë problem, do ma kishte thënë – preu shkurt tekniku i Lazios -. Problemi i vetëm tani është Borussia Dortmund, një skuadër shumë e fortë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *