• |
ide | kryesore

Koeman kritikon Messin: “Forma e tij mund të ishte më e mirë”

-Instant, Sport



Që Ronald Koeman ka zgjedhur momentin më të keq për të marrë Barcelonën, nuk kishte dyshime. Hollandezi mund të ulej më herët në pankinën e Camp Nou, kur Bartomeu shkarkoi Valverde pavarësisht vendit të parë në kampionat. Por në atë moment tekniku donte të drejtonte Hollandën në Euro-2020, që pastaj u shty me një vit për shkak të Covid-19. E kur Barça shkarkoi Quique Setien, ai e kuptoi se ishte mundësia e fundit, por nga ai moment ndodhi pothuaj gjithcka.

Në fillim cështja Messi, me Pleshtin që kërkoi me ngulm të largohej dhe u mbajt me forcë. Pastaj lamtumira e Suarez, me shumë helm ndaj teknikut. E në fund një nisje sezoni turbullues, ku humbja me Getafe i tërboi tifozët. Koeman, ndërkohë, u kap me të tijtë. Griezmann i pari, që nga grumbullimi i Francës tha se Deschamps arrin ti marrë më të mirën. Pastaj Koeman pati idenë, shumë të keqe, të ngacmojë ‘Leon’ që fle, në konferencën për shtyp para debutimit në Champions League kundër Ferencvaros.

Si bën të ditur Goal, hollandezi është ndalur në formën e Messit, pa bërë asnjë kompliment. “Ndoshta forma e Messi mund të ishte më e mirë në këtë moment”. Pastaj Koeman u mundua ta rregullojë. “Por është i kënaqur, stërvitet mirë, është i përqendruar, dëshiron të luajë, do të jetë kapiteni ynë e po përmirësohet”. Është e qartë, ose më saktë ishte edhe para kësaj deklarate: të dy nuk është se shihen me sy të mirë me njëri-tjetrin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *