• |
ide | kryesore

Kremlini kundër, lideri opozitar Navalny i vendosur të kthehet në Rusi

-Instant, Lajme, Të fundit



Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny është shprehur i gatshëm që të kthehet në Rusi. Ndonëse Kremlini është duke bërë gjithçka të mundur për ta parandaluar atë që të kthehet në Rusi, Navalnly këmbëngul se do të rikthehet brenda pak muajsh dhe të vazhdojë luftën e tij kundër korrupsionit. Ai foli nga Berlini, ku po shërohet nga helmimi me agjentin nervor Noviçok. Navalny është helmuar në një fluturim nga Siberia në Moskë, më 20 gusht. Kremlini e mohon helmimin e tij dhe qeveria ruse i ka rezistuar presionit ndërkombëtar për të hapur hetime në lidhje me rastin. Javën e kaluar, Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të vendosë sanksione kundër gjashtë zyrtarëve rusë dhe një subjekti, për helmimin. Navalny, kritik i ashpër i presidentit rus, Vladimir Putin, përsëriti për rrjetin amerikan CBS se ai është i sigurt se Putini është përgjegjës për helmimin.

“Unë mendoj se Putin përdor armë kimike për të bërë dy gjëra: për të më vrarë dhe për t’i tmerruar të tjerët”, tha Navalny.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *