• |
ide | kryesore

Lady Gaga këshillon ndjekësit për zgjedhjet presidenciale në SHBA

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtarja Lady Gaga së fundmi ka inkurajuar të gjithë fansat që të votojnë për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Përmes rrjetit social ,Instagram, këngëtarja ka postuar një foto të saj dhe ka këshilluar ndjekësit që të jenë të vëmendshëm kur votojnë që vota të mos i konsiderohet e pavlefshme. ‘Gëzuar të dielën. Ju dërgoj shumë  dashuri dhe dua t’iu rikujtoj se nënshkrimi në fletën tuaj të votimit duhet të përputhet me emrin e vërtetë që jeni e regjistruar në shtetin tuaj. Kur më duhet të nënshkruaj dokumente ligjore, e përsëris emrin tim të vërtetë Stefani Germanotta pa pushim në kokën time që të mos nënshkruaj aksidentalisht si Lady Gaga”.Unë do të shmang atë gabim dhe do të sigurohem që vota ime të llogaritet. Drejtohuni tek Vote.org për të marrë të gjitha votat përmes rregullave të postës, afateve dhe informacioneve të tjera të renditura shtet pas shteti”, u shpreh Gaga.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *