• |
ide | kryesore

Lautaro Martinez, ‘pickon’ Juventus e CR7: “Çfarë kujtimesh Tripleta, Messi më i miri në botë”

-Instant, Sport



Të mërkurën nis sezoni europian i Inter e Lautaro Martinez është rrëfyer në faqen zyrtare të Uefa-s, duke kujtuar Tripletën e përjetuar si tifoz: “Kujtoj se e kam parë finalen e Champions League në Argjentinë, me familjen time. Një fitore shumë e rëndësishme për klubin e sinjifikative për ne, duke qenë se luanin shumë argjentinas”. Një ngacmim për Juventus, të cilëve zikaltrit ia tregojnë gjithnjë Tripletën si arritjen që bardhezinjtë nuk e arritën dot kurrë, ndërsa për Javier Zanetti, sulmuesi i Inter ka vetëm elozhe: “Shumë i rëndësishëm në klub e për skuadrën, na transmeton ndjesinë e përkatësisë. Më ka ndihmuar me gjuhën kur mbërrita, do ti jem gjithnjë mirënjohës”.

Në lidhnje me temën e bashkëkombasve, Toro ka shprehur edhe një herë adhurimin për Lionel Messi: “E kam thënë në të shkuarën, e përsëris tani e do ta bëj edhe në të ardhmen: është lojtari më i mirë në botë. Për mua është në një tjetër nivel, e gjithnjë një hap para të tjerëve e sheh lojën në mënyrë të ndryshme nga të tjerët” ka thënë Lautaro, me një frazë që nuk do ta bëjë aspak të lumtur Cristiano Ronaldon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *