• |
ide | kryesore

Mali i Zi tërhiqet nga Eurovision

-Instant, Paparazzi, Slider



Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali “Eurovision 2019” nuk pati garë mes konkurrentëve dhe për herë të parë u zhvillua online, për të promovuar artistët që kishin dërguar këngët. Ai u shndërrua këtë vit në “Europe Shine A Light” ku secili shtet dërgoi klipet e këngëve dhe vendi ynë u përfaqësua nga Arilena Ara me këngën “Falling from the sky”. Ndërkohë që shumë shtete kanë vendosur të dërgojnë të njëjtët këngëtarë me këngë të reja vitin e ardhshëm, ende nuk dihet çfarë është vendosur për Arilena Arën. Madje, duket se ky kompeticion do të jetë me mungesa edhe në vitin 2021. Pas Bosnjë Hercegovinës, Andorës, Sllovakisë, Monakos e Luksmeburgut edhe shteti fqinj, Mali i Zi, ka vendosur të tërhiqet. Këtë lajm e ka bërë të ditur “EscToday”, pa dhënë më tepër shpjegime për këtë vendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *