• |
ide | kryesore

Mbajti qendrim kundër bojkotit, Liga e futbollit si në komunizëm: “Ndërpritet kontrata e “highlights”, reagon RTSH

-Instant, F1, Sport



Nuk mund të dalësh kundër sepse prishet kontrata. Liga e Futbollit ka vepruar në arbitraritet duke ndërprerë kontratën e “highlights” për Kategorinë Superiore, me RTSH. “Duke parë mënyrën sesi është transmetuar emisioni sportiv Rubrika Sportive në RTSH, duke parë një qëndrim jo koherent dhe jo në favor të futbollit, Liga vendosi që të mos përsërisë kontratën për ‘higlights’ për këtë televizion – ka thënë presidenti i Ligës, Edvin Libohova – Anëtarët e Ligës duke parë disa emisione me radhë, edhe atë të ditës së djeshme, unë konkretisht nuk e kam parë, por ata ishin të indinjuar për mënyrën se si është trajtuar problemi dhe për kërkesat që ka Liga ndaj futbollit. Shqetësimi ishte vetëm për emisionin sportiv dhe mënyrën se si është trajtuar çështja aktuale, që nuk është në përputhje me kërkesat e Ligës dhe futbollit”.

I menjëhershëm edhe reagimi i RTSH, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Radio Televizioni Shqiptar, shpreh shqetësim për prononcimin e Libohovës, duke kërcënuar se do të ndërmarrë hapat ligjore këtë tentativë të tyre të pakuptimtë…

REAGIMI I RTSH

RTSH shpreh shqetësimin për prononcimin e presidentit të Ligës Profesioniste të futbollit, z. Edvin Libohova i cili ka deklaruar para mediave se një prej vendimeve të ditës së sotme të mbledhjes së Ligës Profesioniste është mos përsëritja e kontratës të “highlights”-eve për Kategorinë Superiore. Arsyeja e këtij vendimi, sipas Presidentit të Ligës, është trajtimi që i është bërë kërkesave të tyre gjatë emisionit Rubrika Sportive.

RTSH, së pari siguron, se kurrë, për asnjë arsye nuk ka tradhëtuar misionin për të informuar në mënyrë të drejtë dhe të pavarur publikun. Ky qëndrim i Ligës, është një tentativë e dukshme për të ndikuar në linjën editoriale të transmetuesit publik. Liga Profesioniste e futbollit mund të bojkotojë Kategorinë Superiore, por nuk mund të vendosë kurrë se si duhet të organizohet një emision televiziv apo si duhet të trajtohen problematika të veçanta në emisionin Rubrikën Sportive, e cila ka 50 vjet në transmetim. Kjo nuk është hera e parë që Liga, nëpërmjet përfaqsuesve të saj më të zellshëm tenton që të ndikojë në emisionet tona, duke provuar të diktojë deri tek të ftuarit në panel, apo edhe për kronikat e veçanta.

RTSH, për të qënë sa më e balancuar dhe e pavarur që prej ditëve të para të bojkotit ka ftuar dhe ka patur të pranishëm në studio si përfaqësuesit e Ligës, ashtu edhe përfaqësuesit e qeverisë, apo të ftuar nga FSHF duke mbajtur mardhënie korrekte me zyrën e shtypit të këtij institucioni. RTSH i ka dhënë kohën e mjaftueshme të gjithë të ftuarve për të shprehur mendimin e tyre, apo edhe për të parashtruar tezat apo zgjidhjet për bojkotin e Superiores. Liga Profesioniste e futbollit nuk mund të përpiqet “të mbrojë produktin” e vet në mënyrën më të gabuar të mundshme, duke privuar publikun shqiptar të ndjekë pamjet e kampionatit të vet, nëpërmjet ekranit të RTSH-së.

I bëjmë me dije Ligës, të informohet që të drejtat televizive të Kategorisë Superiore janë shitur për një periudhë 4 vjeçare nga Federata Shqiptare e Futbollit, periudhë e cila nuk ka përfunduar ende. Garantojmë publikun që me zbardhjen e vendimit të Ligës Profesioniste, RTSH do të ndërmarë hapat e saj ligjorë për të bërë të pavlefshëme një tentativë të radhës për të “bllokuar” studiot televizive që flasin atë që mendojnë dhe jo atë që kërkojnë tu diktojnë…

https://www.facebook.com/RadioTelevizioniShqiptarRTSH/posts/3631601910240655



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *