• |
ide | kryesore

Mbi 2800 të gjobitur për maskat, Lleshaj: Jemi të detyruar nga ligji

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Që nga data 15 tetor kur me vendim qeverie nisi zyrtarisht mbajtja e maskës me detyrim dhe deri sot janë gjobitur me 30 miljë lekë të vjetra 2811 qytetarë në të gjithë vendin.


Kjo ka sjellë reagimin e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili thotë se mbajtja e maskës frenon rrezikun e infektimit me Covid-19, duke shtuar se “policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës. Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.”


Reagimi i plote:

Mbajtja e maskës është sot gjëja më e vogël, por edhe më e madhe që secili mund të bëjë për të frenuar rrezikun e përbashkët që na vjen nga Covid-19.

Policia është e detyruar nga ligji, por dhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e kërkesës për mbajtjen e maskës.

Këtu përfshihet shembulli personal, këshillimi, por dhe gjoba për ata që sillen pa përgjegjësi dhe sfidojnë shoqërinë.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu