Në një dalje para mediave, Presidenti Ilir Meta foli ashpër me kode drejtuar armiqve të Shqipërisë. Ai theksoi se shumë shpejt do të vijë dhe përgjigja. Edi Ramën e quan peng dhe i bën thirrje ta pranojë që eshtë peng i dikujt që po bën Shqipërinë gaz të botës.
Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të zotit Basha për rolin e presidentit dhe për faktin nëse Meta po dukej si kryetar opozite, ky i fundit tha se mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt.
“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës.
Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”, tha Meta.
Thuaje troc “George Sorros”.nuk kane vetem kete te cmendur por edhe bashen,velian,ahmetaj,ballen dhe nje pjese te mire te medias shqiptare.nxirr non grata Sorros nese je presidenti jone e ky popull nuk do te jete me qesharak ne syte e botes,por do te jete atje ku i takon te jete.Populli me i vjeter ne bote e me kulture sa e gjithe bota te mare se bashku.kete bej e mos fol me kode.