• |
ide | kryesore

Meta flet me kode: Armiqtë e Shqipërisë do e marrin përgjigjen shumë shpejt, boll i futën duart e zeza këtu

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në një dalje para mediave, Presidenti Ilir Meta foli ashpër me kode drejtuar armiqve të Shqipërisë. Ai theksoi se shumë shpejt do të vijë dhe përgjigja. Edi Ramën e quan peng dhe i bën thirrje ta pranojë që eshtë peng i dikujt që po bën Shqipërinë gaz të botës.

Teksa u pyet nga gazetarët në lidhje me një deklaratë të zotit Basha për rolin e presidentit dhe për faktin nëse Meta po dukej si kryetar opozite, ky i fundit tha se mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt.

“Mbrojtja e Kushtetutës nuk është territor i askujt, është detyrë e parë e presidentit të Republikës. Në këtë drejtim presidenti nuk është vetëm qytetari i parë i Republikës, por dhe kreu i Forcave të Armatosura, është ushtari i parë i i Republikës.

Këtë duhet ta dijë kushdo. Ka ardhur koha për të verifikuar ndershmërinë e çdo politikani, por mund të vijë dhe për çdo qytetar. Ta dinë të gjithë dhe Armiqtë e Shqipërisë do i marrin përgjigjen shumë shpejt, atje ku nuk i shkon mendja. Boll i futën duart e zeza këtu, për të na bërë një vend gaz i botës. Atij zotërisë i them; përpiqu të bësh aq sa bëri Alija Izetbegović kur e morën peng. Thuaj popullit tënd që; “jam peng” e vazhdo punën tende. Këtë popull nuk e merr më askush peng, në këtë qiell e në këtë tokë.”, tha Meta.



1 Comment

  1. Thuaje troc “George Sorros”.nuk kane vetem kete te cmendur por edhe bashen,velian,ahmetaj,ballen dhe nje pjese te mire te medias shqiptare.nxirr non grata Sorros nese je presidenti jone e ky popull nuk do te jete me qesharak ne syte e botes,por do te jete atje ku i takon te jete.Populli me i vjeter ne bote e me kulture sa e gjithe bota te mare se bashku.kete bej e mos fol me kode.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *