• |
ide | kryesore

“Ndërprisni grevën”, pse nuk iu bindën naftëtaret e Ballshit Edi Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka ngritur pikëpyetje të mëdha ftesa e kryeministrit Rama për naftëtarët e Ballshit, që janë në pikë të hallit dhe për të cilët, bisedimet me kreun e qeverisë mund të ishin një mundësi reale për gjetjen e një zgjidhjeje.

Prej disa ditësh në Ballsh situata është përkeqësuar. Punëtorët burra të rafinerisë qëndruan 18 ditë në grevë. Nuk morën pagat e prapambetura, por rikthyen vëmëndjen e opinionit publik nga skamja e më shumë se 900 familjeve, që jetojnë pa punë dhe të zhytur në varfëri ekstreme.

Pas protestave dhe grevës së burrave, ishin gratë e rafinerisë, të cilat vendosën të hyjnë në një grevë të dytë. Situata e tyre është e rëndë, por greva e urisë duket të jetë e vetmja rrugë.

Lexo edhe: Gaz lotsjellës naftëtarëve/ I besuan Ballukut, Ballës, Ruçit dhe Ramës për rrogat

Çështja është se papritur, të hënën, i erdhi një ofertë nga kryeministri Rama. Ky ndryshoi qëndrim dhe i ftoi naftëtarët të bisedojnë me të për gjetjen e një zgjidhjeje. Në një tweet në rrjetet sociale Rama i ftoi naftëtarët të bisedojnë, por me një kusht: ndërprerjen e grevës së urisë.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu! Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!” ishte mesazhi i Ramës për naftëtarët e Ballshit.

Por sa e sinqertë është kërkesa e Ramës, për të ndërprerë grevën e urisë, pa ofruar asgjë në këmbim të naftëtarëve?

Janë disa arsyet që e bëjnë Ramën të vështirë për t’u besuar nga naftëtarët, që prej vitesh kërkojnë pagat e prapambetura nëpër gjyqe, në protesta dhe në greva për rrogat e prapambetura.

Lexo edhe: Greva e naftëtarëve/ Lutjet për Ramën dhe historia e mashtrimit nga Taulant Balla

Arsyeja e parë është se qeveria tashmë e ka bërë tashmë zgjedhjen e saj dhe kaloi në pozicion pasiv në konfliktin mes punëtorëve dhe pronarëve të rafinerisë. Megjithëse punonjësit i kanë fituar të gjitha gjyqet dhe gjykatat ia kanë njohur pagat e prapambetura, kryeministri Rama ngriti duart lart pak kohë më parë kur foli për të drejtën e naftëtarëve. Rama tha se ai ishte njohur me problemin, por se nuk ka asnjë mundësi të ndërhyjë dhe se konflikti ishte mes punëtorëve dhe ish pronarëve të rafinerisë, duke e quajtur këtë një marrëdhënie kapitaliste.

“Kjo është një marrëdhënie kapitaliste. Nuk është marrëdhënie me shtetin. Deri tani nuk e kam gjetur zgjidhjen. Nuk kemi mundësi të zgjidhim atë problem, nëse nuk e merr përsipër kompania private. Është një marrëdhënie private. Ajo që kemi bërë ka qenë një përpjekje ekstra”, ishte deklarata e Ramës nga kryeministria, kur u pyet nga gazetarët për grevën e naftëtarëve.

Lexo edhe: Rama për naftëtarët: Është çështje e privatit, po bëjmë përpjekje ekstra për zgjidhje

Ndërkohë që zgjodhi këtë qasje ndaj problemit të naftëtarëve, tani duket se kryeministri ka ndryshuar qëndrim, një inkoherencë që shton dyshimet se ai mund t’i japë zgjidhje halleve të qindra familjeve të Ballshit.

Arsyeja e dytë është mali me gënjeshtra që është rritur vit pas viti në Ballsh, kur naftëtarët kanë qenë viktima të dëshirës për të besuar se socialistët do t’ia gjenin një zgjidhje hallit të tyre. Mashtrimet nisën që nga fushata e vitit 2013, kur iu premtua “parajsa” në tokën që prodhonte “arin e zi”, të pasuara me garancitë që iu dha Rama dhe Gjiknuri për pagat e prapambetura në 2017 dhe deri te premtimet e Taulant Ballës në fillim të këtij viti, që i bindi të dalin nga greva e urisë në muajin shkurt, se do t’i merrnin pagat. Herën e fundit, kryeministri tentoi t’i gënjejë me një foto me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev në kulmin e protestave.

Falimenton ARMO, Ahmetaj porosit naftëtarët: Regjistrohuni si të papunë

Naftëtarët janë gënjyer aq herë nga ministrat dhe deputetët e Rilindjes saqë, e kanë të qartë që ditën e parë që dalin nga greva dhe do të ndërpresin protestën, do të kthehen në shtëpi me gishtin në gojë, siç janë kthyer gjithmonë.

Arsyeja e tretë është një detaj domethënës në mesazhin që kryeministri shkruajti sot në Twitter. Rama e tradhëtoi veten mes rreshtave, kur i shkruajti naftëtarëve se është absurde hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan”, duke nxjerrë në pah merakun e vërtetë që e bëri të ndryshojë qëndrim. Naftëtarët, për herë të parë, kanë pranuar të dëgjojnë premtimet e Partisë Demokratike.

Në vizitën që kreu në dhomën e grevistëve, Lulzim Basha tha se pagat që nuk ia dha pronari i rafinerisë, do t’ua paguajë shteti, kur PD të vijë në pushtet.

Lexo edhe: Basha viziton naftëtarët e Ballshit në grevë urie (VIDEO)

Përveç kësaj, gratë naftëtare pranuan të takohen me deputetet e PD këto ditë për t’i dëgjuar se çfarë i ofrojnë demokratët nesër, nëse vijnë në pushtet. Pikërisht vendosja e kontakteve të naftëtarëve me PD, duke se ka zgjuar shqetësimet e kryeministrit Rama që papritur ka ndryshuar qasje në lidhje me hallet e naftëtarëve.

Lexo edhe: Përfaqësueset e PD takojnë gratë greviste në Ballsh: Shihni lotët e nënave, t’u jepen lekët e djersës

Llogjika e do që, sa më shumë t’i shtojnë naftëtarët kontaktet me opozitën, aq më tepër i shqetësuar do të jetë Rama për fatin e votave në një bastion si Ballshi dhe mbetet për t’u parë se si do të reagojë. Ajo që është e sigurtë është se pas kaq vitesh në pushtet, kredibilitetin e ka zero mes naftëtarëve.

Gazetarët i pyetën gratë greviste se si iu duk oferta e Ramës për ta ndërprerë grevën dhe për të biseduar me kryeministrin, por përgjigjet qenë agresive, si asnjëherë tjetër.

 “Të na japë një letër, të na hedhë në bankë rrogat tona që kemi fituar me gjyq, pastaj ulemi e negociojmë. Ai gënjen gjithmonë është bërë si “nastradini”, u shpreh një prej grevisteve.

“Nuk besojmë më te kryeministri, se ka ardh vetë në Uzinë me punëtorët dhe Damian Gjiknurin. është bërë i pabesueshëm. Me gënjeshtra me mashtrime nuk jetojnë fëmijët tanë. Duam bukë. Lekët të na i hedhë në llogari dhe ne dalim nga greva. Kur kam fëmijët e mi pa bukë, nuk dua të di për fëmijët e deputetëve që i kanë xhepat plot. është mashtrimi i radhës. Nuk besojmë më. është mashtrimi i radhës” tha një tjetër për mediat duke komentuar kërkesën e Ramës.

“Kryeministri është bërë i pabesueshëm. Erdhi vetë këtu, përballë nesh dhe përballë gazetarëve. Nuk ndodhi as njëra as tjetra. Pa u hedhur lekët nuk dalim nga greva. është e panegociueshme. Po nuk kaluan lekët në llogari ne nuk negociojmë. Për çfarë do negociojmë?” u shpreh një tjetër, ndërsa kujtoi ardhjen në Tiranë dhe dyert e mbyllura të ministrive.©Lapsi.al



13 Comments

  1. OR ANDI DHE SHKULLAKU,TANI E KENI KUPTUAR SE EDI RAMA ESHTE MASHTRUES KRONIKE,I MASHTROJ STUDENTET,VIKTIMAT E TERMETIT ,V PO ASHTU PER COVID 19 I GENJEJ TE GJITHE SE I VODHI PARAT

    1. Armiku me i ndyre i shqiptareve, qelbesira jevgjito-llacifaco-grekomane, krijesa me e demshme mbi faqe te dheut, antinjeriu edvin kristaqi, i deklaron naftetareve; “qeveria eshte e juaja” se e kujt eshte banda e RIVDEKJES kete do ta tregojme ne 25 Prill dhe ne ditet ne vazhdim, nuk do te gjeni vrime ku te futeni, vetem ne u futshit andej nga qenefet qe keni dale, te gjithe paperjashtim, duke filluar nga vampiri edvin kristaqi deri tek RIVDEKSI=KRIMINELI/A me i fundit fare paperjashtim!

  2. Taci jeton ne Zvicer dhe Nano ne Viene.
    Nafta eshte shitur me gjithe naftetaret.
    Mos kerkoni gje nga Basha ose Meta ose Rama,te gjithe genjejne sespe cdo gje ka nje cmim.
    Mjere ata qe jane pa buke se per keta qelbesira kurre dhe kurre mos besoni.

  3. Paraditen e datës 21 tetor 1995, katër punonjës të SHIK-ut te Gazidedes te urdheruar nga Sali Berisha kanë marrë me makinë biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, teksa ky i fundit ndodhej në firmën e tij të duraluminit “Albatros”.

    Sipas dëshmitarëve, Remziu u fut në një makinë me ngjyrë të bardhë dhe pas askush nuk di se çfarë ka ndodhur me të. Por ato ditë u rrëmbyen edhe gazetari kosovar Avdyl Loshaj dhe biznesmeni sarandjot Ziso Kristopulli.

    Të mbijetuar nga torturat gjatë hetimeve të vitit 1997, ata rrëfyen se SHIK-u i kishte rrëmbyer dhe keqtrajtuar duke i akuzuar si agjentë të huaj.

    Për Remzi Hoxhën dëshmuan se ishte torturuar, por nuk dinin se ku kishte përfunduar.Studentet u mashtruan nga basha e meta qe futen turinjte e ndyre,shtepiat e termetit po ndertojne perdite,kur salihu vrau dogji si minj fshataret e gerdecit rastet jane jo te ngjashem

    1. C’a kujto ti mor bythqiri i Mender Bazes, se me kopje nga Uturaku TemA do mbulosh dot zullumet e Ram kurves? Lexoje shkrimin or kurve plak lexoje, po pate byth bej dhe ti nje koment, te parin ne jeten tende, se u bone si Ver Llapa Llapaqites i Mender bythqirit qe gjysmen e jetes ja mori ne goje Saliut e gjysmen tjeter Rames.
      Bej koment per ato patriotet e tu ne greve urie mor kurve Corrushi Mallakastre!

  4. Pse nuk ju binden naftetaret urdherit te Shtatgjatesise Tij Rama po thoni?
    Ahahahaha…po ato fakire kane 27 muaj pa marre rrogat moreeeee, ku do hane ato me familjet apo ka hapur ndonje mense gratis Rambytha te Kulla e Surrelit?

  5. Armiku me i ndyre i shqiptareve, qelbesira jevgjito-llacifaco-grekomane, krijesa me e demshme mbi faqe te dheut, antinjeriu, edvin kristaqi, i deklaron naftetareve se; “qeveria eshte e juaja” se e kujt eshte banda e RIVDEKJES, kete do tua tregojme ne 25 Prill dhe ne ditet ne vazhdim. Nuk do te gjeni vrime, ku te futeni per t’u fshehur, vetem ne u futshit ne qenefet nga keni dale, te gjithe paperjashtim, duke filluar nga vampiri edvin kristaqi deri tek RIVDEKSI=KRIMINELI/A me i fundit fare paperjashtim!

  6. ketyre qe ju jane errur syte dhe sikur tju q…e motrat e grate Rama ne sy keta e kane per nder. po kur para tre ditesh tha qe ky seshte halli im ata ta zgjidhin me privatin. Tani thote qe halli juaj eshte dhe halli im. kjo eshte q…ja motren dmth ska me tallje k…i me hapur se kaq me te gjithe shqiptaret.

  7. Po pse ta marrin te pandehur Lulzimen?? Cfare ka bere ai me shume se te tjeret??

    I thane vidh dhe ai vodhi. I thane vrit dhe ai vrau. A ka vajze me te bindshme dhe me pa pretendime se Lulzimja??
    Apo doni te beni pergjegjes ate, per gjithcka te keqe qe ndodh ne kete vend,,,per paaftesine e shqiptareve per tu organizuar dhe per ti dale zot vetes dhe shtetit te tyre.
    Ne ate Europen ku duam te shkojme ne,,,,nese dikush vret dhe vjedh si Lulzimja me babin e tij shpirteror,,,,digjet vendi dhe ngrihet ne kembe i madh dhe i vogel, derisa dera e burgut te mbylle brenda kriminelet.
    Nuk e ka fajin Lulzimja qe shqiptaret jane si delet dhe mbajne mbi krye pacavure dhe karikatura te tilla.!!
    Vazhdo vidh dhe vrit,,, moj tu befsha. Me shqiptaret, nuk te hyn nje gjemb nderkembe. Ata jane te zene me pune te tjera si psh vrasin vellane apo babane per nje vije uji apo per nje gardh

  8. Fajin e ka Lulzimja qe po qeveris tash 8 vjet me deshtim te plote ne Ekonomi, me borxhin Publik me te lartin ne 30 vite, pa bere asnje rritje rrogash a pensionesh prej 8 vitesh etj, etj…

    (kurse Ramqimja ne opozite as ka pse te zoritet, as ka pse pergjigjet per kete qeveri)

    (vazhdimi i shkrimit te Mender Bazes te e famshmja TemA nga ku eshte shkeputur edhe rrefenja e ores 08:42)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *