• |
ide | kryesore

Nesër kreu i diplomacisë greke viziton Tiranën, çamët protestojnë para Ministrisë së Jashtme

Arkiva, Lajme, Të fundit

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe Shoqata Çamëria paralajmërojnë protestë gjatë ditës së nesërme përpara Ministrisë së Jashtme. Nëpërmjet një deklarate, kjo parti thekson se protesta bëhet për tre çështje kryesore, si çështja Çame, heqja e ligjit të luftës si dhe pretendimet e Greqisë për zgjerimin në det me 12 milje.


Sipas PDIU-së, shteti fqinj 12 miljet detare shqiptare, i ka në Prevezë.


Deklaratë

“Mos prek Shqipërinë!” “Mos harro Çamërinë!”

Shoqata patriotike “Çamëria” dhe Partia, Drejtësi, Integrim dhe Unitet ftojnë të gjithë shqiptarët nesër në orën 11:00, përpara Ministrisë së Jashtme, në tubimin paqësor për:

Çështjen Çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

12 miljet detare shqiptare, Greqia i ka në Prevezë.

I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, të gjitha shoqatave patriotike të na bashkohen përpara Ministrisë së Jashme, për të protestuar së bashku me rastin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias, vizitë e cila nuk parashikon asnjë nga çështjet që shqetësojnë shqiptarët, por çon përpara axhendën greke.

I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të marrë parasysh axhendën e BE, e shprehur nga ish-komisioneri Hahn, e cila përcakton si çështje:

Zgjidhjen çështjes çame.

Heqjen e ligjit të luftës.

Marrëveshjen e detit.

Kufijtë tokësorë dhe detarë të Shqipërisë janë të njohura që në 1913, 1925, 1926-n dhe askush nuk mund të fali det apo tokë, kushdo që i thotë vetes patriotë.

Problemet me Greqinë zgjidhen vetëm me dinjitet, reciprocitet dhe dije. Shqipëria nuk ka më as det, as tokë për të falur

Nesër ora 11:00

Përpara Ministrisë së Jashmte, Tiranë.

3 Comments

  1. Po keta zgjohen vetem kur ka zgjedhje se ne keto 4 vite ka ardhur dhe 3 here te tjera ministri jashtem grek ne shqiperi e keta as nuk jan ndjere

  2. @ (Shovinist-Greko-Maskarenj)

    Deshirojme me shume urgjence dhe shume shpejtesi te zgjidhim, jo çfare synoni ju, por te Tjera Çeshtje dhe Probleme te akumuluara, shume te medha, shume te kaluara dhe shume te prapambetura te shekullit XIX dhe XX midis Shqiperise dhe Greqise, qe ju e keni treguar surratin qe ne praktike nuk doni ti zgjidhni.
    ——————————————————————————————————————-
    Eshte i padiskutueshem Kufiri Shteteror dhe nuk kane asnje tager ligjor qeverite aktuale te diskutojne: Kufirin detar midis Shteteve Shqiperi londineze – Greqi londineze, madje Kufiri detar eshte gjithashtu i ratifikuar ne menyre definitive dhe perfundimtare me Protokollin Nderkombetar te Firences 1925.
    ——————————————————————————————————————-
    Çeshtja e Shelfit Kontinental dhe ZEE eshte nje çeshtje e re e shekullit XXI: qe as nuk eshte fare urgjente per Shqiperine, qe as nuk kerkon zgjidhje te shpejte dhe te gabuar, qe as nuk duhet te filloje fare nga ishujt e mikroishujt por nga Kontinenti, qe as nuk duhet te perdoret fare si perspektive shantazhi nga askush ne nje Europe te Bashkuar.

  3. Uraaa
    duam te beher shpetimi (isai) drejtor doganash
    vetem ne shqiperine e fatos nanons edhe ne rusine e jelcinint njeriu le biznesin (ftimprures sic e shkruan timi ne CV) edhe behet drejtor ne shtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu