• |
ide | kryesore

Neymar rekordmen: Cies përcakton kush janë lojtarët ‘viktima’ të faulleve e më të ‘këqinjtë’ e futbollit

-Instant, Sport



Askush nuk pëson më shumë faulle se Neymar i PSG, askush nuk bën më shumë faulle se Fabien Lemoine, i Lorient. Ajo që del nga një studim i Cies në lidhje me faullet e shkaktuara e të pësuara në Europë flet qartë: Ligue 1 është kampionati me lojtarin më të “keq” e më atë më të “bullizuar”.

Braziliani i Psg pëson mesatarisht një faull cdo 20’39” (në total 14 në 270 minuta lojë), më shumë se Michael Antonio i Ëest Ham, Richarlison i Everton e Mané i Liverpool. I pari në Serie A është Rodrigo De Paul, që mban vendin e 14 europian me 10 faulle të pësuar në 288 minuta të luajtura (një cdo 28’48”).

Ndër më të këqijtë, ndërkohë, i pari është Fabien Lemoine, i Lorient, që tashmë është bërë tmerri i kundërshtarëve. Sipas vlerësimeve të Cies del se kampionati italian e ka humbur statusin e futbollit me shumë faulle, duke qenë se deri tani janë shkaktuar e pësuar më pak faulle në krahasim me kampionatet e tjera të Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *