• |
ide | kryesore

Personat e përfshirë në vrasjen e gazetares malteze të lidhur me mafian shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vellezër maltezë të cilët po hetohen për vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë u akuzuan për lidhje me krimin e organizuar shqiptar, italian, sicilian dhe libian. Ata dyshohet se kanë blerë nga mafia shqiptare pjesë të bombës, të vendosur nën makinën e gazetares.

Ata u arrestuan bashkë me tetë persona të tjerë, disa prej të cilëve u akuzuan për vendosjen e bombës.

Matthew Caruana Galizia, djali i Daphne gjithashtu i përmendi ata si të dyshuarit kryesor për furnizimin me pjesë të bombës. Ai i bëri thirrje autoritetet malteze për hetimin dhe dënimin e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *