• |
ide | kryesore

Polonia po hap spital për pacientët me COVID-19 në stadiumin kombëtar

Lajme, Planet



Polonia ka në plan të hapë një spital të përkohshëm këtë javë në stadiumin kombëtar në Varshavë.

Kjo pasi vendi po përballet me një rritje të rasteve me koronavirus dhe një mbingarkesë të sistemit shëndetësor, tha qeveria të hënën.

Polonia ka regjistruar rekorde të reja në rastet e përditshme dhe vdekjet në javët e fundit, teksa mjekët po thonë se kanë mungesë personeli, shtretërish spitalorë dhe pajisje mjekësore.

“Të Shtunën, Kryeministri urdhëroi përgatitjen e spitalit të parë të përkohshëm, i cili do të vendoset në stadiumin kombëtar,” i tha radios Zet, Michal Dworczyk, shefi i kabinetit të kryeministrit, i cili është përgjegjës për pandeminë.

Spitali, do improvizohet në sallat e konferencave të stadiumit, ku do të ketë shtretër për 500 pacientë me COVID-19, e mundësia e zgjerimit do jetë deri në 1.000 shtretër.

Dworczyk tha se rajone të tjera po punonin gjithashtu për hapjen e spitaleve të përkohshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *