• |
ide | kryesore

Rama, leksione popullit polak për mbajtjen e maskës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri shqiptar Edi Rama ka dhënë një intervistë për Business Insider Polonia ku flet për pandeminë dhe paralajmëron masat kundër rrezikut të COVID-19. Rama nuk ka pasur shumë për të thënë për polakët, megjithatë ka shfrytëzuar rastin t’u japë këshilla se duhet të mbajnë maskën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

“Bllokimi i dytë do të na vrasë. Prandaj, ne kemi futur kufizime shtesë. Duhet të mbajmë maska dhe të mbrojmë veten dhe të tjerët jo vetëm brenda por edhe jashtë. E kuptoj që ju keni një problem të ngjashëm në Poloni” – thotë Edi Rama për median polake, e cila shkruajnë se shqiptarët po i rezistojnë këshillave për t’u mbrojtur nga virusi, duke qenë se gazetari ka parë në rrugë njerëz që lëvizin pa maska.

“Ne duhet të luftojmë rrezikun e një vale tjetër të intensifikuar të koronavirusit. Unë e di që shoqëria shqiptare dhe polake do të mbijetojnë dhe do të dalin më të forta nga kjo krizë” shprehet Rama në fund të intervistës për median e huaj.



3 Comments

  1. HAHA HAHA ,KU EDI RAMA AS NUK LAHET VET DHE NUK I PRET THONJET E TIJ DHE TE QELB FARE NGA MUNGESA E HIGJENESE SE TIJ PERSONALE,DHE PO JEP LEKSIONE SE SI MBAHET MASKA

  2. Tani pritet rritje e frikshme ekonomike e Polonise!
    Plus qe Klod Zoto do te ngreje edhe nja 10 inceneratore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *