• |
ide | kryesore

Rama thirrje naftëtarëve: Dilni nga greva, i gatshëm të bisedojmë për këtë hall të përbashkët

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për grevën e urisë së naftëtarëve duke u bërë thirrje që ta ndërpresin atë dhe së ai është i gatshëm të ulet më ta për të diskutuar. Rama tha se qeveria është duke punuar që problemi i tyre të zgjidhet sa më shpejt, ndërsa u bën thirrje naftëtarëve të zgjedhin dialogun dhe jo me ultimatume dhe presioni.

Rama ka sulmuar opozitën duke u shprehur se ata e kanë shkaktuar këtë problem me dhënien me koncesion të rafinerisë tek privati. Sipas kryeministrit ata nuk duhet të bëjnë sikur u qajnë hallin naftëtarëve.

“U përsëris naftëtarëve të Ballshit që greva e tyre është e panevojshme, sepse unë jam me ta dhe qeveria është e tyrja! Ne jemi plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit të tyre që është edhe halli ynë dhe është absurde që hallin t’ua qajnë ata që ua shkaktuan! I ftoj vëllazërisht ta ndërpresin grevën dhe jam i gatshëm të ulem e të bisedoj me ta për këtë hall të përbashkët, por jo kështu!Kështu jo, sepse presionet e ultimatumet nuk funksionojnë në asnjë familje dhe punëtorët e Ballshit nuk bëjnë përjashtim nga ky parim i panegociueshëm!”, shkruan Rama në Twitter.



5 Comments

  1. o hajdut, o kriminel. Parate e tyre i ke marre ti dhe Ahmetaj paradhenie. Keni firmosur kontrata abuzive.
    Po ju vjen fundi….

  2. Mashtrues dhe manipulator ngeli tere jeten ky. Paskemi qene popull pa nerv e dinjitet qe durojm te tilla padrejtesi e telendisje. Ky qe do bente shtet e katandisi vendin ne mizerje duke plaçkitur çdo dite. Mjofton te lexosh raportet e cias dhe ato nderkombetare dhe e kupton se çpo ndodh me fatet e ketij vendi. Degjenerim total ne cdo aspekt te jetes she ekonomise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *