• |
ide | kryesore

Së shpejti Angelina Jolie me një libër të ri

-Instant, Paparazzi, Slider



Angelina Jolie është një ndër aktoret më të njohura në mbarë botën, e cila na ka bërë të gjithëve për vete me tiparet tërheqëse dhe bukurinë e saj. Të gjithë e njohin Jolie-n për shpirtin e saj human dhe pjesëmarrjen në aktivitete të shumta humanitare. Ajo është përpjekur gjithmonë të sjellë një ndryshim pozitiv në botë dhe një rol në këtë mision do të luajë edhe libri i saj i fundit.Aktorja po bashkëpunon me Organizatën për të Drejtat e Njeriut, “Amnesty International”, për një libër të ri që do të publikohet në shtatorin e vitit 2021.Libri do të titullohet “Njihni të Drejtat tuaja (dhe Kërkojini Ato)” dhe synon të ndihmojë të rinjtë të kuptojnë të drejtat e tyre themelore të njeriut.
“Sot kemi të rinj të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar. Por shumë luftojnë me dezinformimin e të rriturve, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre dhe mungesën e njohurive se si të përdorin specifikat e të drejtave të tyre, duke i zbatuar ato në vendet, në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjete për të forcuar betejat dhe fuqizimin e tyre”, u shpreh Jolie.

Sipas “Amnesty International”, libri do të jetë një vizion që të gjithë të rinjtë e njohin dhe mund të kërkojnë të drejtat e tyre, pa marrë parasysh kush janë ata ose ku jetojnë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *