• |
ide | kryesore

Telashe për PSG: dëmtohet Verrati, tre javë jashtë fushës

-Instant, Sport



Paris Saint-Germain duhet të bëjë pa Marco Verratti për tre javët e ardhshme. Lajmin e bën të ditur l’Equipe, sipas të cilit mesfushori italian do të mungojë e sigurtë në dy ndeshjet e para të Champions League kundër Manchester United të martën e kundër Istanbul Basaksehir në 28 tetor.

Verratti është kthyer nga pauza e krijuar për impenjimet e kombëtareve me një dëmtim në kofshën e djathtë, që do ta detyrojë të qendrojë jashtë fushave në një fazë të nxehtë të sezonit. Objektivi i teknikut Thomas Tuchel është ta ketë në dispozicion për ndeshjen e Champions League të 4 nëntorit kundër Red Bull Leipzig.

Mesfushori i kombëtares italiane mungoi edhe në sfidën e fituar të dielën nga kryeqytetasit me rezultatin 0-4 kundër Nimes, por natyrisht që mungesa e organizatorit do të ndihet sidomos në përballjen e Champions kundër Manchester United, që rikthehen ndërkohë si kundërshtar Edinson Cavanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *