• |
ide | kryesore

Vijojnë gjobat për mosmbajtjen e maskës, shoqërohen 9 qytetarë

-Instant, Lajme, Të fundit



Që pasi qeveria bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave mbrojtëse edhe në ambienteve të hapura, policia ka shtuar kontrollet në rrugë për monitorimin e zbatimit të masave parandaluese të pandemisë. Sipas policisë, shumica e qytetarëve e kanë mbajtur maskën por megjithatë, numri i gjobave në të gjithë vendin për shkelësit vijon të mbetet i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë vendosur 701 gjoba nga 3,000 lekë dhe janë shoqëruar në ambientet e Policisë, 9 qytetarë të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit janë ndëshkuar me gjobë. Policia njofton gjithashtu se, gjatë ditëve të fundit, në të gjithë vendin janë vendosur 564 gjoba 3,000 lekë, për pasagjerë të cilët nuk kishin lidhje familjare me drejtuesit e mjeteve private dhe ishin pa maska mbrojtëse në mjet, si dhe për pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *